BSH: Investimet e huaja direkte, 759 milionë euro në fund të qershorit

BSH-ja bën të ditur se vitin e kaluar investimet e huaja prekën shifrën e 1,6 miliardë eurove, me rritje rreth 6% krahasuar me një vit më parë.


Investimet e huaja direkte, një ndër burimet kryesore të financimit të ekonomisë dhe krijimit të vendeve të punës, shënuan rritje edhe në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, vlera e përgjithshme e investimeve të huaja u rrit në 759 milionë euro në fund të 6-mujorit, të parë të këtij viti. Duke shënuar një rritje me 8 milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Këto investime, janë adresuar kryesisht në sektorët strategjikë si aktivitetet e pasurive të paluajtshme, në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit, si edhe industritë nxjerrëse, përpunuese dhe i energjisë elektrike, gazit, dhe furnizimit me ujë.

BSH-ja bën të ditur se vitin e kaluar investimet e huaja prekën shifrën e 1,6 miliardë eurove, me rritje rreth 6% krahasuar me një vit më parë.

Pasuritë e paluajtshme sollën gati 1/4 e totalit të investime të huaja për vitin 2024 në shifrën e rreth 325 milionë eurove ose 17% më shumë se në vitin 2023.

Burimi ATSH

Begaj: Universitetet, vatrat ku formohen qytetarët që do të ndërtojnë të ardhmen

Presidenti Bajram Begaj uron studentët dhe pedagogët për një vit akademik sa më të suksesshëm.

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj: Universitetet, vatrat ku formohen qytetarët që do të ndërtojnë të ardhmen

Presidenti Bajram Begaj uron studentët dhe pedagogët për një vit akademik sa më të suksesshëm.