Gjermania i dhuron 100 mijë euro pajisje të teknologjisë së lartë Policisë së Shtetit

Donacioni u përshëndet gjatë një ceremonie të organizuar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku morën pjesë drejtori i përgjithshëm, Drejtues Madhor Ilir Proda, ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Karlfried Bergner, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe përfaqësues të Ambasadës gjermane.


100 mijë euro pajisje të teknologjisë së lartë (kompjuterë dhe monitorë profesionalë) i dhurohen Policisë së Shtetit nga Zyra Federale Kriminale Gjermane (BKA).

Donacioni u përshëndet gjatë një ceremonie të organizuar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku morën pjesë drejtori i përgjithshëm, Drejtues Madhor Ilir Proda, ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Karlfried Bergner, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe përfaqësues të Ambasadës gjermane.

Në fjalën e tij, Proda falënderoi Ambasadorin dhe BKA-në për mbështetjen e vazhdueshme ndër vite dhe theksoi se pajisjet e dhuruara do të përdoren me përgjegjësi të plotë nga strukturat e specializuara, për përmbushjen me efikasitet të detyrave funksionale.

Nga ana e tij, Ambasadori Bergner nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes agjencive ligjzbatuese të dy vendeve, në përballjen me sfidat e krimit të organizuar, si dhe siguroi vazhdimin e mbështetjes për Policinë shqiptare, përfshirë asistencën teknologjike dhe logjistike.

Donacioni me vlerë të përgjithshme prej rreth 100 mijë euro përfshin pajisje të teknologjisë së lartë – kompjuterë të fuqishëm dhe monitorë profesionalë – të cilat do të përdoren nga Drejtoria e Inteligjencës dhe Arkivës Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Burimi ATSH

Rama: Të ardhurat nga rritja ekonomike për kategoritë më në nevojë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se rritja e qëndrueshme ekonomike e viteve të fundit krijon mundësi financiare për adresimin e…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Të ardhurat nga rritja ekonomike për kategoritë më në nevojë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se rritja e qëndrueshme ekonomike e viteve të fundit krijon mundësi financiare për adresimin e…