Studentët takim informativ mbi rolin e Kuvendit në integrimin në BE

Instituti Parlamentar dhe Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian (KKIE) zhvilluan sot një takim ndërgjegjësues me studentët e Fakultetit të Histori-Filologjisë të Universitetit të Tiranës, mbi rolin që luan Kuvendi i Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.


Instituti Parlamentar dhe Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian (KKIE) zhvilluan sot një takim ndërgjegjësues me studentët e Fakultetit të Histori-Filologjisë të Universitetit të Tiranës, mbi rolin që luan Kuvendi i Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.

Studentët u mirëpritën në ambientet e Kryesisë së Kuvendit nga Lidra Bushati, Drejtoreshë e Bibliotekës së Kuvendit, Julia Çela, Drejtoreshë e Përgjithshme e Shërbimit të Integrimit, dhe Elda Zenelaj, Drejtore e Sekretariatit Teknik të KKIE-së.

Gjatë takimit u diskutuan çështje kyçe që lidhen me funksionin e Kuvendit në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, përfshirë hapat e ndërmarra në përafrimin e legjislacionit kombëtar me atë të BE-së, ndryshimet ligjore që forcojnë rolin mbikëqyrës të Kuvendit, si dhe bashkëpunimin me institucionet evropiane dhe parlamentet e vendeve anëtare.

Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe puna e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, sfidat që shoqërojnë procesin e negociatave dhe rëndësia e ndërgjegjësimit publik për reformat integruese.

Në sesionin e pyetjeve dhe përgjigjeve, studentët shfaqën interes mbi sfidat praktike të përafrimit të legjislacionit, ndikimin e euroskepticizmit në opinionin publik, përfitimet nga anëtarësimi në BE, si dhe mënyrat e përfshirjes së të rinjve në procesin integrues.

Takimi u mbyll me një tur informues në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku studentët u njohën më nga afër me funksionimin e institucionit ligjvënës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Këshill Kombëtar për Fëmijët me Aftësi Ndryshe, bonus financiar për mësuesit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me një grup prindërish për krijimin e Këshillit Kombëtar për Fëmijët me Aftësi…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Një ambasador i ri amerikan për një partneritet në ndryshim?

Eric Wendt dorëzon kredencialet në Tiranë, ndërsa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara hyjnë në një fazë të re të partneritetit…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Këshill Kombëtar për Fëmijët me Aftësi Ndryshe, bonus financiar për mësuesit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me një grup prindërish për krijimin e Këshillit Kombëtar për Fëmijët me Aftësi…