Vengu nënshkruan marrëveshjen me homologun francez për pajisjen e FA me radar për vëzhgimin ajror

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu nga konferenca e përbashkët për shtyp me homologun francez, ministrin e Forcave të Armatosura Sébastien Lecornu, u shpreh se sot u nënshkrua një marrëveshje për modernizimin e Forcës Ajrore dhe rritjen e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu nga konferenca e përbashkët për shtyp me homologun francez, ministrin e Forcave të Armatosura Sébastien Lecornu, u shpreh se sot u nënshkrua një marrëveshje për modernizimin e Forcës Ajrore dhe rritjen e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Ministri Vengu tha se homologu francez është i pari ministër i Mbrojtjes i Francës që viziton vendin tonë dhe, sipas tij, kjo është një shtysë domethënëse në avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Takimi bëhet edhe më kuptimplotë krahas Samitit të Komunitetit Politik të Europës që u mbajt sot në Tiranë, një iniciativë e mbështetur fort nga presidenti Emannuel Macron me qëllim për të zgjeruar diskutimin politik dhe strategjik për t’u bërë ballë rreziqeve dhe sfidave që i kanosen kontinentit tonë”, tha Vengu.

Sipas ministrit, gjatë takimit të ditës të sotme me homologun francez u trajtuan një gamë çështjesh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe mundësitë për t’i zgjeruar ato me një ekip të Forcave të Armatosura dhe një ekip të Ministrisë së Mbrojtjes.

“Gjithmonë duke pasur në fokus modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare, zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes sipas objektivave të përbashkëta të NATO-s, trajnimin, edukimin dhe burimet njerëzore. Në këtë mënyrë pak minuta më parë nënshkruam një marrëveshje për modernizimin e Forcës sonë Ajrore me blerjen e kapaciteteve të avancuara të lëvizshëm të vëzhgimit ajror nga një kontraktor industrial francez, tregues i qartë i një investimi strategjik në funksion të Aleancës”, pohoi Vengu.

Ministri Vengu nënvizoi edhe një herë idenë se Shqipëria dhe Franca, që nga nënshkrimi i Partneritetit Strategjik para disa vitesh, shohin në mënyrë të ngjashme rreziqet dhe sfidat me të cilat po përballet bota sot, përfshirë dhe solidaritetin dhe mbështetjen për popullin ukrainas si edhe gjetjen e zgjidhjeve në kuadër të Aleancës për të përforcuar kahun evropian të saj.

“Nga rritja e buxheteve të mbrojtjes, përpjekje për të rritur dhe përforcuar industrinë ushtarake evropiane, dhe këtu kërkova mbështetjen e homologut tim në mënyrë që përpjekjet për rivitalizimin e ushtrisë shqiptare që të gjejnë pse jo edhe mbështetje nga Franca dhe nga investitorët francezë”, tha Vengu.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kushi: Integrimi evropian duhet të ndihet në jetën e çdo qytetari

Integrimi evropian i Shqipërisë nuk është vetëm një proces institucional, por një rrugëtim që duhet të përkthehet në përmirësime konkrete…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kushi: Integrimi evropian duhet të ndihet në jetën e çdo qytetari

Integrimi evropian i Shqipërisë nuk është vetëm një proces institucional, por një rrugëtim që duhet të përkthehet në përmirësime konkrete…