Kremtohet Fitër Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në “Sheshin Skënderbej”

Pas një muaji agjërimi dhe lutjesh, besimtarët myslimanë sot festojnë Fitër Bajramin.


Pas një muaji agjërimi dhe lutjesh, besimtarët myslimanë sot festojnë Fitër Bajramin.

Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, për ta festuar së bashku këtë festë, e duke u kthyer në natyralitet.

Kjo ditë nisi me ceremoninë në sheshin “Skënderbej”, prej orës 06:45 me leximin e Kuranit dhe ligjërata, ndërsa në orën 07:30 besimtarët falën namaz. Më vonë do të mbahen pritjet tradicionale në selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar (prej orës 09:00 e deri në orën 12:00).

Falja e namazit të Bajramit është traditë e trashëguar nga profeti Muhamed dhe dihet se myslimanit nuk i shkon për shtat që ta lërë atë pa e falur. Ndërprerja e agjërimit nuk i jep fund lutjeve dhe lartësimit të Zotit (tekbire) të cilat është mirë të vijojnë prej përfundimit të muajit të Ramazanit e deri në faljen e namazit të Bajramit.

Besimtarët myslimanë të cilët ishin të përkushtuar gjatë gjithë muajit të Ramazanit, tani kthehen në rutinën e tyre të përditshme, duke vazhduar orarin e zakonshëm të ushqimit ditor si dhe gjumit të natës.

Pas faljes së namazit të Bajramit që me ndërrimin e orës, u krye sot në orën 7:30, besimtarët u shpërndanë për të festuar me të afërmit e tyre, pas 29 ditësh agjërimi, largimi nga veset, përmbajtjes, mëshirës ndaj të vobektëve dhe shtimit të adhurimit për Krijuesin.

Karakteristikë e vendit tonë është festimi prej të gjithëve, edhe i besimtarëve të feve të tjera. Por pa dyshim që ata që i gëzohen në veçanti kësaj feste, janë praktikuesit e agjërimit, të cilët ndiejnë një kënaqësi të thellë shpirtërore për arritjen e përmbushjes së njërës prej rregullave më strikte dhe sfiduese për ta.

Ndryshe nga Kurban Bajrami (i cili fokusohet te mishi), Fitër Bajrami festohet kryesisht me ëmbëlsira tradicionale. Besimtarët veshin rroba të reja për Bajram, vizitojnë të afërmit dhe miqtë dhe përshëndeten me njëri-tjetrin duke uruar: Gëzuar Fitër Bajramin.

Aldrin Dalipi, Kryetar i Shoqatës së Këshillave të Qarqeve dhe Kryetar i Qarkut Tiranë, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë që përmbushën me devotshmëri një muaj përkushtimi, sakrifice dhe reflektimi.

“Zoti jua pranoftë lutjet dhe sakrificat. Gëzuar Fitër Bajramin”, uron Dalipi krahas fotove të publikuara në rrjetet sociale nga falja e namazit në Sheshin “Skënderbej”, Tiranë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama ndan pamjet nga takimi me Presidentin Bin Zayed

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në Abu Dabi, u prit sot në takim nga Presidenti Sheikh Mohammed Bin Zayed.

Global 360

Konjufca në Forumin e Diplomacisë në Antalia, thekson mbështetjen e Turqisë dhe dialogun rajonal

Në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antali, kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama ndan pamjet nga takimi me Presidentin Bin Zayed

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në Abu Dabi, u prit sot në takim nga Presidenti Sheikh Mohammed Bin Zayed.