Shqipëria dhe Spanja me projekte të përbashkëta në turizëm

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro: Spanjollët, ndër vizitorët me rritjen më të shpejtë në Shqipëri


Shqipëria dhe Spanja do të shtojnë bashkëpunimin në fushën e turizmit. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro pati një tryezë diskutimi me Ministrin spanjoll të Industrisë dhe Turizmit Jordi Hereu si edhe me Sekretaren e Shtetit për Turizmin, Rosario Sánchez Grau.

“Shqipëria e sheh Spanjën si një treg të rëndësishëm për turizmin në nivel vizitorësh, por edhe investimesh. Ne sot kemi marka hotelesh si “Melia”, kemi fluturime direkte nga disa destinacione të Spanjës dhe puna e përbashkët do të na ndihmojë që ta çojmë përpara këtë treg përmes dijeve, inovacionit, kreativitetit dhe edukimit në kapitale njerëzore”, u shpreh ministrja Kumbaro

Së shpejti, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë dhe Ministria e Industrisë dhe Turizmit e Spanjës do të nënshkruajnë një Memorandum Bashkëpunimi për projekte të përbashkëta në inovacion, digjitalizim dhe përgatitje të burimeve njerëzore.

Viti 2024 u mbyll me gati 110 mijë vizitorë spanjollë ose 26% më shumë se vitit paraardhës.

Shqipëria përfaqësohet në Panairin “FITUR” i cili nis ditën e nesërme dhe konsiderohet i rëndësishëm për rritjen e tregjeve të Amerikës Latine. Për vitin që lamë pas patëm një rritje të ndjeshme nga disa prej këtyre vendeve me 17 mijë vizitorë nga Brazili (+26%), 5.8 mijë vizitorë nga Argjentina (+25%) apo 5 mijë vizitorë nga Meksika (+48%).

Burimi ATSH

Vizita e Kryeministrit Rama në Japoni, Tokio “vishet” kuqezi

Kryeministri Edi Rama, pas vizitës zyrtare në Korenë e Jugut, viziton sot Japoninë.

Global 360

Bordi i Paqes: Hamasi pengesa kryesore për armëpushimin në Gaza

Hamasi është pengesa kryesore për kalimin në fazën e dytë të armëpushimit në Gaza, thuhet në raportin e parë të…

Diplovista

Rama për “Postimees”: Në BE deri në 2030-ën, besoj në një Evropë më praktike dhe më funksionale

Kryeministri Edi Rama u shpreh në intervistën për të përditshmen estoneze Postimees se Evropa bëri një gabim duke ia lënë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Vizita e Kryeministrit Rama në Japoni, Tokio “vishet” kuqezi

Kryeministri Edi Rama, pas vizitës zyrtare në Korenë e Jugut, viziton sot Japoninë.