Gripi i shpendëve, Ministria e Bujqësisë: U evidentuan katër vatra, situata nën kontroll

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural informon se prania e Influencës Aviare tek shpendët është konfirmuar edhe në Lagunën e Karavastasë.


Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në kuadër të transparencës dhe komunikimit me publikun informon qytetarët se situata për Influencën Aviare në vend është nën kontroll dhe monitorim të vazhdueshëm, nëpërmjet strukturave në qendër dhe atyre rajonale.

Në një njoftim për mediet sot, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural informon se prania e Influencës Aviare tek shpendët është konfirmuar edhe në Lagunën e Karavastasë.

“Sëmundja e Influencës Aviare, e konfirmuar edhe në vendin tonë, është një sëmundje e një rëndësie të veçantë dhe me përhapje mbarëbotërore. Sipas komunikimeve të vazhdueshme në faqen zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve sëmundja aktualisht është e pranishme në mjaft shtete të tjera, të cilët zbatojnë programe kontrolli dhe mbikëqyrjeje të njëjta me vendin tonë.

Ky infeksion mund të parandalohet vetëm nëpërmjet zbatimit të masave të biosigurisë me qëllim uljen e nivelit të ekspozimit ndaj virusit i cili përhapet me rrugë ajrore dhe ato të kontaktit me shpendët portatorë, të egër dhe migratorë për në fermat dhe oborret familjare, të cilët mbarështojnë shpendë”, njofton Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Sipas njoftimit, që prej konfirmimit të rastit të parë është në fuqi dhe mblidhet në rend ditor Qendra Kombëtare e Krizës për sëmundjen e Influencës Aviare me përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Brendshme, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Instituti i Shëndetit Publik, për koordinimin e veprimeve dhe marrjen e informacionit mbi masat e marra nga Qendra Rajonale të Krizës, e cila ka identifikuar njësitë administrative të zonave të mbrojtjes (3 km) dhe mbikëqyrjes (10 km) për tre vatrat në Zall-Herr, Nartë, Paskuqan dhe asaj të konfirmuar ditën e sotme 09.01.2025 në Lagunën e Karavastasë.

“Prej rastit të parë të konfirmuar Shërbimi Veterinar Rajonal ka marrë të gjitha masat e duhura për monitorimin e situatës shëndetësore të shpendëve të butë, për izolimin e infeksionit me qëllim parandalimin e përhapjes duke vijuar komunikimin me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura për monitorime dypalëshe të faunës së egër në zonat lagunore e ujore të mbrojtura”, vijon njoftimi.

Ministria e Bujqësisë bënë të ditur se është bashkëpunuar me Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor për monitorimin dhe testimin e personave të kontaktit, teste të cilat deri më tani kanë rezultuar negative, me njësitë e vetëqeverisjes vendore në bashkitë e prekura, si dhe me Policinë e Shtetit për zbatimin e Urdhrave të Ministrit të Bujqësisë në fuqi për marrjen e masave parandaluese të përhapjes së virusit të Influencës Aviare nëpërmjet ndalimit të lëvizjes së shpendëve të gjallë jashtë fermave, të ndodhura në njësitë administrative të zonave të mbrojtjes dhe mbikqyrjes.

“Duke qenë se dy prej rasteve në vatrat aktuale pozitive janë të pranishëm në specie të shpendëve të egër, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural fton fermerët dhe qytetarët të rrisin vigjilencën dhe të bashkëpunojnë me qëllim jo vetëm raportimin në kohë të çdo dyshimi nëpërmjet komunikimit të shpejtë në numrin e gjelbër 08003366, por dhe zbatimit rigoroz të masave të biosigurisë dhe kufizimit të ekspozimit të shpendëve në mjedise të hapura, për të ulur nivelin e riskut të kontaktit me shpendët e egër dhe migratorë”, përfundon njoftimi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Burimi ATSH

Korça mirëpret Festën e Birrës në Drenovë, edicioni jubilar i 20-vjetorit nis më 12 gusht

Nga data 12 gusht deri më 16 gusht, do të zhvillohet Festa e Birrës në Korçë, një prej ngjarjeve më…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Korça mirëpret Festën e Birrës në Drenovë, edicioni jubilar i 20-vjetorit nis më 12 gusht

Nga data 12 gusht deri më 16 gusht, do të zhvillohet Festa e Birrës në Korçë, një prej ngjarjeve më…