Gonzato: BE do të vazhdojë të mbështesë SPAK-un dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë shqiptare

Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes prezantoi sot gjetjet e studimit të saj të ri mbi punën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Gjykatave të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.


Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes prezantoi sot gjetjet e studimit të saj të ri mbi punën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Gjykatave të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato, i pranishëm në këtë aktivitet, bëri të ditur se lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar është në thelb të procesit të anëtarësimit dhe një nga objektivat kryesore të reformës në drejtësi.

“Krijimi i SPAK-ut ishte një gur themeli në këtë reformë. Ngritja e tij nuk ka qenë e lehtë dhe ka ende sfida. Pavarësisht kësaj, BE-ja do të vazhdojë të mbështesë SPAK-un dhe ta ndihmojë atë të përmirësojë vazhdimisht performancën e tij”, ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.

SPAK, theksoi Gonzato, deri tani ka treguar rezultate inkurajuese.

“Hetimet e SPAK-ut kanë rezultuar me dënimin e disa zyrtarëve të lartë. SPAK-u ka përdorur sistematikisht hetime financiare, sipas parimit të ndjekjes së parave. Si rezultat, konfiskimi i pasurive është përmirësuar. Po ashtu, Zyra e Prokurorisë Speciale ka zhvilluar një bashkëpunim solid me homologët e saj ndërkombëtarë, përfshirë BE-në. Ky progres është vërejtur edhe nga qytetarët shqiptarë, besimi i të cilit tek institucionet e drejtësisë është rritur së fundmi”, shtoi ai.

Sipas ambasadorit Gonzato, disa nga sfidat me të cilat po përballet SPAK-u janë identifikuar qartë në raportin e shqyrtimit të legjislacionit të BE-së dhe në raportin e Sundimit të Ligjit për Shqipërinë, i cili u publikua korrikun e kaluar.

“Këto sfida janë, për shembull, nevoja për të rritur burimet njerëzore dhe kapacitetet operacionale. Nevoja për angazhimin e mjeteve më të sofistikuara hetimore. Nevoja për rritjen e mëtejshme të kapaciteteve hetimore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si pjesë përbërëse e SPAK-ut. Dhe, një sfidë tjetër kyçe është numri i ulët i referimeve që institucionet e tjera shtetërore i ofrojnë SPAK-ut, çka do t’i mundësonte nisjen e hetimeve dhe përfundimin e tyre me sukses”, deklaroi ai.

BE-ja, shtoi Gonzato, do të vazhdojë të qëndrojë pranë këtij institucioni për t’i mundësuar atij ushtrimin e mandatit.

“Dhe kjo do të thotë gjithashtu se ne do të vazhdojmë ta mbështesim SPAK-un për të kapërcyer disa nga sfidat me të cilat është përballur. Dhe duke i njohur këto sfida, do të doja gjithashtu të theksoja se kur vlerësohen përpjekjet e përgjithshme të vendit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, është gjithashtu shumë e rëndësishme të kihet parasysh se SPAK është vetëm një pjesë, ose një pjesë shumë e rëndësishme e arsenalit të përgjithshëm të vendit për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, u shpreh ambasadori Gonzato.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: OBP lançon platformën e re elektronike të prokurimeve

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot nisjen e platformës së re elektronike të prokurimeve, prokurimet.obp.al,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: OBP lançon platformën e re elektronike të prokurimeve

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot nisjen e platformës së re elektronike të prokurimeve, prokurimet.obp.al,…