Gonxhja: 4039 bursa për të mbështetur nxënësit e regjistruar në arsimin profesional

4039 bursa janë shpërndarë në mbështetje të nxënësve të regjistruar në arsim profesional me një fond total prej 281 milionë lekësh.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja i bëri të ditur sot se 4039 bursa janë shpërndarë në mbështetje të nxënësve të regjistruar në arsim profesional me një fond total prej 281 milionë lekësh.

Gonxhja tha se “bursat jepen për nxënësit në bazë të kritereve ekonomike (të ardhurat) dhe jo-ekonomike (degët prioritare, mesatarja shkollore, etj)”.

“Përmes kësaj mbështetje synojmë integrimin në arsim profesional të çdo nxënësi dhe mbështesim degët prioritare të ekonomisë për forcë punëtore të kualifikuar me paga të larta”, theksoi Gonxhja.

Mbi 4 500 të rinj kanë zgjedhur të nisin studimet në arsimin profesional këtë vit shkollor. Në total janë 15 mijë të rinj që vijojnë studimet në shkollat profesionale.

Procesi i të mësuarit në shkollat e arsimit profesional është dinamik dhe praktik, duke i përgatitur studentët për sukses në botën reale. Kurrikula fokusohet në aftësitë praktike dhe njohuritë përkatëse për industrinë, duke i lejuar studentët të zbatojnë atë që mësojnë në një mjedis mbështetës dhe ndërveprues.

(ATSH)

Vizita e Kryeministrit Rama në Japoni, Tokio “vishet” kuqezi

Kryeministri Edi Rama, pas vizitës zyrtare në Korenë e Jugut, viziton sot Japoninë.

Global 360

Bordi i Paqes: Hamasi pengesa kryesore për armëpushimin në Gaza

Hamasi është pengesa kryesore për kalimin në fazën e dytë të armëpushimit në Gaza, thuhet në raportin e parë të…

Diplovista

Rama për “Postimees”: Në BE deri në 2030-ën, besoj në një Evropë më praktike dhe më funksionale

Kryeministri Edi Rama u shpreh në intervistën për të përditshmen estoneze Postimees se Evropa bëri një gabim duke ia lënë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Vizita e Kryeministrit Rama në Japoni, Tokio “vishet” kuqezi

Kryeministri Edi Rama, pas vizitës zyrtare në Korenë e Jugut, viziton sot Japoninë.