Sejko takon presidentin e Mastercard Europe: Nevojitet ulje e kostos së veprimeve me kartë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim zyrtar me Mark Barnett, president i Mastercard Europe,


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi sot një takim zyrtar me Mark Barnett, president i Mastercard Europe, si dhe përfaqësues të tjerë të lartë të kompanisë.

Pas një diskutimi të përgjithshëm mbi zhvillimet ekonomike dhe të tregut bankar e financiar të vendit, biseda mes palëve u thellua në promovimin e pagesave elektronike në ekonominë shqiptare dhe mundësitë e ardhshme të bashkëpunimit.

Sejko prezantoi masat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë për nxitjen e përfshirjes financiare dhe të përdorimit të pagesave elektronike, të cilat janë reflektuar më së miri në ekonominë shqiptare, duke arritur dhe tejkaluar objektivat fillestarë të Strategjisë Kombëtare për Pagesat me Vlerë të Vogël.

Në këtë drejtim, Barnett konfirmoi se, bazuar në transaksionet e procesuara nga Mastercard, vendi ynë ka një shtim të qenësishëm të pagesave me kartë në vitet e fundit. Po ashtu, nga të dhënat në dispozicion, rezulton se Shqipëria është vendi i dytë në Evropë dhe i tretë në botë me rritjen më të lartë të turizmit në vitin që lamë pas.

Në vijim, Guvernatori Sejko dhe Barnett shqyrtuan mundësitë e vijimit të mëtejshëm të politikave stimuluese për përdorimin sa më të gjerë të pagesave elektronike edhe në transaksionet e përditshme të qytetarëve, duke mundësuar pagesat e shpejta nga celulari.

Në këtë kuadër, u diskutua mundësia e prezantimit të aplikacioneve të pagesave me kartë nëpërmjet celularit, duke mundësuar nxitjen e përfshirjes financiare të popullsisë shqiptare.

Palët theksuan nevojën për reduktim të kostove të transaksioneve me karta, si një prej rekomandimeve të Bashkimit Europian, si dhe ranë dakord të bashkëpunojnë për të promovuar këto mënyra inovative që mundësojnë ofrimin e shërbimeve efikase si nga pikëpamja e lehtësisë së përdorimit ashtu edhe e kostove.

Në këtë këndvështrim, Sejko prezantoi projektet e Bankës së Shqipërisë për krijimin e një sistemi Instant Payment me asistencën e Bankës së Italisë, duke replikuar sistemin TIPS të operuar nga Banka Qendrore Evropiane, si dhe anëtarësimin e përshpejtuar në SEPA, i cili po ecën me ritme tepër pozitive.

Nga ana e tij, Barnett u angazhua për mbështetjen e Shqipërisë me njohuritë e nevojshme (know-how) dhe krijimin e mekanizmave për minimizimin e rreziqeve që lidhen me mashtrimet, krimin kibernetik dhe parandalimin e pastrimit të parave.

Ai ftoi Bankën e Shqipërisë të marrë pjesë në European Cyber Resilience Centre (ECRC) të krijuar në Bruksel, me qëllim promovimin dhe konsolidimin e bashkëpunimit dhe të nismave të ndryshme në nivel evropian për mbrojtjen ndaj krimit kibernetik. Në këtë kuadër, përfaqësuesit e Mastercard ofruan mbështetjen e tyre edhe për zbatimin e rregullores së Bashkimit Evropian “Për qëndrueshmërinë operacionale digjitale”. (ATSH)

Vogëlushët në QSUT vijojnë mësimin në spital

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro bëri të ditur se brenda mjediseve të spitalit, nxënësit vijojnë procesin mësimor në kushte të…

Global 360

Kurti takon ambasadorët e akredituar në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti priti sot në një takim të përbashkët ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Republikën e Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Vogëlushët në QSUT vijojnë mësimin në spital

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro bëri të ditur se brenda mjediseve të spitalit, nxënësit vijojnë procesin mësimor në kushte të…