Kuvendi miraton përbërjen e komisionit “Antikorrupsion” dhe atë të “Dezinformimit”

Kuvendi miratoi sot me 73 vota pro dhe 7 kundër projektvendimin “Për përbërjen e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit “Për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”.


Kuvendi miratoi sot me 73 vota pro dhe 7 kundër projektvendimin “Për përbërjen e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit “Për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”.

Sipas projektvendimit të miratuar sot në Kuvend, komisioni do të kryesohet nga deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj dhe do të ketë në përbërje 11 anëtarë, ndërkohë që zëvendëskryetari do të propozohet nga opozita.

Po ashtu me 73 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi miratoi edhe projektvendimin “Për përbërjen e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”.

Komisioni do të përbëhet nga 11 anëtarë dhe do të kryesohet nga deputeti i PS-së, Erion Braçe, ndërsa zëvendëskryetari do të propozohet nga opozita.

Në seancën e sotme, Kuvendi miratoi me 73 vota pro edhe raportin vjetor të veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit (ERRU) për vitin 2023.

Me 91 vota pro u miratua projektligji “Për financimin e detyrimit të prapambetur të pagesës së punonjësve dhe ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan”.

Kuvendi miratoi me 73 vota pro dhe 15 kundër edhe disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për gjendjen civile””, të ndryshuar.

Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, për bashkëpunimin për zhvillim dhe statusin e Zyrës së Koordinimit të Programeve të TIKA-s në Shqipëri” u miratua me 88 vota pro.

Po ashtu me 91 vota pro dhe asnjë kundër, Kuvendi miratoi projektligjin “Për ratifikimin e traktatit të miqësisë dhe bashkëpunimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës”.

Me 87 vota pro u miratua po ashtu edhe projektligji “Për miratimin e vendimit të Komitetit të Përbashkët të Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale Pan-Euro-Mediteriane të Origjinës për ndryshimin e Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale Pan-Euro-Mediteriane të Origjinës dhe të rekomandimit të Komitetit të Përbashkët të Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale Pan-EuroMediteriane të Origjinës, në lidhje me përdorimin e certifikatave të qarkullimit të lëshuara në mënyrë elektronike, të 2 datës 7 dhjetor 2023”.

Kuvendi miratoi me 82 vota pro, 3 kundër dhe 3 abstenim një ndryshim në ligjin “Për miratimin me ndryshime të dekretit “Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit (lekëve të privatizimit) dhe dekretit “Për disa plotësime në dekretin nr. 1030, datë 23.2.1995””, të ndryshuar.

Një tjetër projektligj i rëndësishëm i miratuar në seancën e sotme me 86 vota pro dhe 1 abstenim ishte edhe ai “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit”.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Shqipëria dhe MV sistem me një ndalesë në pikat kufitare, Lamallari: Fitojnë qytetarët dhe ekonomia

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot në Dibër nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe ministri i Punëve…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe MV sistem me një ndalesë në pikat kufitare, Lamallari: Fitojnë qytetarët dhe ekonomia

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot në Dibër nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe ministri i Punëve…