Kriza e migrantëve, Rama: Krenarë që mund të ndihmojmë Italinë në një çast kaq të vështirë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Shqipëria ka mundësi të ndihmojë Italinë në një çast të vështirë për të gjithë Evropën


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Shqipëria ka mundësi të ndihmojë Italinë në një çast të vështirë për të gjithë Evropën.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministren e Italisë, Georgia Meloni, Rama tha se, “jam krenar për Shqipërinë që mund t’i shërbejë Italisë”

“Italia ka qenë e dobishme dhe i ka shërbyer Shqipërisë shumë, shumë herë dhe nëse ne kemi mundësinë për të qenë të dobishëm për Italinë, pra për t’i shërbyer asaj një herë, dy, tre atëherë le ta shfrytëzojmë këtë mundësi dhe ta bëjmë këtë me zemër dhe me bindjen që deti mes Italisë dhe Shqipërisë nuk është një hapësirë, e cila na ndan, por një hapësirë që na bashkon dhe kjo prej mijëra vitesh”.

“Në një çast kaq të vështirë, jo vetëm për Italinë, por për të gjithë Evropë, ne jemi shumë krenarë që mund të japim ndihmën tonë, jo si evropianë të bashkuar brenda BE-së, por si evropianë me BE-në, sepse në fund të fundit askush nuk vendos nëse ne jemi evropianë apo jo, e ka vendosur Ai që ka vendosur Shqipërinë dhe shqiptarët në zemër të Evropës”, tha Rama.

Sigurisht, shtoi kreu i qeverisë, “mund të diskutojmë për çdo gjë dhe mund të kemi dyshime, për çdo gjë, qoftë dhe mbi mirësinë që kjo marrëveshje ka, nëse do të jetë diçka me vlerë, apo do të jetë një gabim, por sidoqoftë, nëse do të jetë një gabim, do të jetë një gabim i bërë me zemër dhe jo nga llogaritjet e egra”.

Ndërkohë, theksoi Rama, “që në vend që të flasim e të flasim, ne u përpoqëm të bëjmë, pa pasur pretendimin që ta zgjidhim këtë problem kaq të madh të migracionit në Evropë, por nga ana tjetër pa ndenjur në vend thjesht duke biseduar e folur për këtë siç bënin dikur priftërinjtë e Kostandinopojës që flisnin për seksin e engjëjve, ndërkohë që muret e qytetit ishin bërë gjithë vrima nga goditjet, por duke u përpjekur që të ndërtojmë dhe të shtojmë diçka konstruktive”.

“Thënë kjo, shpresoj që të mund të kuptohet ajo që kam në shpirtin tim për faktin që kam jetuar si kryeministër i këtij vendi të gjithë këtë spektakël gjysmë të vërtetash që janë gënjeshtra, fatalitete të mëdha dhe çastet e një balte të pamerituar ndaj shqiptarëve dhe ndaj Shqipërisë”, tha Rama.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Shqipëria dhe OKB nënshkruajnë Kornizën e Bashkëpunimit 2027–2031 për zhvillim të qëndrueshëm

Korniza u nënshkrua nga Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, në emër të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, dhe Koordinatorja e…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe OKB nënshkruajnë Kornizën e Bashkëpunimit 2027–2031 për zhvillim të qëndrueshëm

Korniza u nënshkrua nga Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, në emër të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, dhe Koordinatorja e…