Cameron: Në interesin tonë të përbashkët të ndihmojmë me procesin e paqtimit në Ballkanin Perëndimor

Sekretari i Shtetit për Çështjet e Jashtme, Commonwealth-it dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar Lord David Cameron deklaroi sot se, në rast se ka probleme në Ballkanin perëndimor atëherë ka probleme dhe në Evropë


Sekretari i Shtetit për Çështjet e Jashtme, Commonwealth-it dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar Lord David Cameron deklaroi sot se, në rast se ka probleme në Ballkanin perëndimor atëherë ka probleme dhe në Evropë

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Cameron u shpreh se, kur Ballkani Perëndimor ia del mbanë atëherë Evropa ia del mbanë.

“Faleminderit për atë që thatë që unë jam mik i Ballkanit Perëndimor dhe i rajonit. Në fakt për mua ky është kompliment vërtet i madh”, iu drejtua Cameron kryeministrit Rama.

“Në fakt unë kam një këndvështrim shumë të drejtë dhe të thjeshtë që kur Ballkani Perëndimor ia del mbanë atëherë Evropa ia del mbanë. Në rast se ka probleme në Ballkanin Perëndimor atëherë ka probleme dhe në Evropë”, tha Camreon.

Sepse, shtoi ai, “në fakt është në interesin tonë të përbashkët që të ndihmojmë me procesin e paqtimit, të rritjes ekonomike dhe të mirëkuptimit dhe për mua kjo është përparësi dhe ka qenë përparësi dhe kur kam qenë kryeministër dhe në këto muaj unë do të vijoj me këtë punë”.

Cameron foli edhe për takimin që do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar më 18 korrik.

“Jam vërtetë shumë i kënaqur që ju do të vini në takimin që do të bëhet në 18 korrik, siç e thatë edhe ju, jo në qershor, se desh u shqetësova. Në fakt do të ndodhë në “Blenheim Palace”, jo në Londër. Në “Pallatin Blenheim” në zonën zgjedhore ku unë kam qenë deputet dhe është një nga ndërtesat më të mrekullueshme që kemi në Mbretërinë e Bashkuar. Do të jetë një takim shumë, shumë i rëndësishëm jo vetëm për të gjitha vendet e BE, por edhe për vende si Shqipërisë, si Mbretëria e Bashkuar, të cilat duan që të kenë një marrëdhënie pozitive dhe të fortë në të gjithë kontinentin tonë”, tha ai.

Pra, theksoi Cameron, “do të flasim për të gjitha këto çështje, mund të jetë migracioni, mbështetja që i japim Ukrainës, ose çështje që kanë të bëjnë me stabilitetin, rritjen ekonomike, sukseset këtu në Ballkan”.

“Ka qenë mrekulli që kam qenë këtu sot dhe që kemi bërë bashkëbisedimin sot dhe sigurisht që do ta mbaj premtimin dhe do të rikthehem për diskutime të mëtejshme gjatë vitit. Por me të vërtetë që ka qenë kënaqësi që kam ardhur dhe që kemi bashkëbiseduar me njeri-tjetrin dhe urime për gjithçka që kemi arritur”, përfundoi fjalën e tij Sekretari i Shtetit për Çështjet e Jashtme, Commonwealth-it dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar Lord David Cameron.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Shqipëria përmirëson pozicionin në Indeksin Global të Paqes 2026

Indeksi Global i Paqes është një indeks i përbërë që mat nivelin e paqes në vende të ndryshme të botës.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria përmirëson pozicionin në Indeksin Global të Paqes 2026

Indeksi Global i Paqes është një indeks i përbërë që mat nivelin e paqes në vende të ndryshme të botës.