Veliaj pret Presidentin dhe Sekretarin e Federatës Ndërkombëtare të Motoçiklizmit: Koha për një pistë për sportet e Motocross-it në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës priti në takim Presidentin Federatës Ndërkombëtare të Motoçiklizmit, Michal Sikora, dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Alessandro Sambuco


Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim Presidentin Federatës Ndërkombëtare të Motoçiklizmit, Michal Sikora, dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Alessandro Sambuco. Në bisedën me ta, Veliaj tha se ka ardhur koha që edhe Tirana të ketë një pistë për sportet e Motocross-it, si një alternativë më shumë për vizitorët, që adhurojnë turizmin e aventurës.

“Një turisti që vjen në Tiranë ne duhet t’i ofrojmë një gamë turistike që përfshin edhe turizmin e aventurës dhe sporteve që i afron me natyrën? Është bërë gjithë ajo punë me “Rally Albania” dhe pas kaq vitesh është shpërblyer, duke hyrë në Europë në këtë sport. Por, ne duam të futemi në Europë edhe për sporte të tjera. Ndoshta ka ardhur koha të kemi një pistë për motoçiklizmin dhe ato që quhen sportet e Motocross-it. Në periferi të Tiranës do të ishte një arsye më shumë, për të shtuar një stacion turistësh në stacionet e shumta që ka Tirana”, tha Veliaj.

Ai i dhuroi atyre “Kullën e Sahatit” të Tiranës, si një kujtesë se ka gjithmonë kohë për të vizituar kryeqytetin e Shqipërisë. “Ky është një symbol për t’ju kujtuar se ka gjithnjë kohë për t’u kthyer në Shqipëri dhe për të rikuperuar kohën e humbur. Pra, për të bërë më shumë gjëra në një kohë më të ngushtë. Në të gjithë ato vite që nuk kemi qenë anëtarë të Federatës dhe nuk i kemi pasur mundësitë, sot që i kemi, të ecim pak më shpejt”, tha kryebashkiaku.

Presidenti i FIM Europe, Michal Sikora u shpreh i surprizuar me bukuritë dhe kulturën e kryeqytetit, ndërsa shtoi se do të rikthehet sërish për aktivitete të tjera sportive. “Jam shumë i surprizuar me bukurinë dhe kulturën e këtij qyteti, edhe me atë që gjeta këtu në vizitën time të parë. Unë mendoj se do të rikthehemi këtu, shpresoj së pari për aktivitetet turistike, por gjithashtu shpresoj edhe për disa aktivitete sportive, ndoshta aktivitete Motocross-i”, tha ai.

Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm, Alessandro Sambuco vlerësoi përfaqësuesit e Federatës Shqiptare të Motoçiklizmit. “Unë kam pasur fatin të njoh përfaqësuesit e federatës suaj menjëherë pas themelimit dhe tani i pashë edhe në ambientet e tyre të punës. Janë padyshim heronj sepse bëjnë një jetë të dyfishtë. Jetojnë jetën e tyre normale, bëjnë punën e tyre, e pas kësaj punojnë akoma më shumë edhe për sportin e motoçiklizmit. Jemi të nderuar t’i kemi këta njerëz mes nesh”, deklaroi ai.

Lexo më shumë nga

Rama vizitë në SHBA, do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Kryeministri Rama do të marrë pjesë në hapjen e Debatit të Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që do…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"