Ngjarjet në bashkinë e Tiranës, Veliaj: Ndjesë dhe reflektim për vetting brenda llojit

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj komentoi sot ngjarjet në bashkinë e Tiranës.


Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj komentoi sot ngjarjet në bashkinë e Tiranës.

I ftuar në “ABC News”, Veliaj tha se bashkia e Tiranës sot krenohet me faktin që ka qenë kryeqyteti europian i rinisë, i sportit dhe do jetë kryeqyteti mesdhetar i Kulturës vitin e ardhshëm.

“Kjo është një bashki që sot krenohet me faktin që ka qenë kryeqyteti europian i rinisë, i sportit, kryeqyteti mesdhetar i Kulturës vitin tjetër, në 104 vjetorin e Tiranës kryeqytet, në ditën e vet më të mirë, jo perfekte. Kjo do të thotë që suksesi është diçka që padyshim kontestohet, debatohet, por nuk dua ta përdor këtë si një alibi për t’u viktimizuar apo për të thënë që në 1 mijë e ca punë ka një që po diskutohet. Volumi i punëve, dhe ritmi i punëve, masiviteti, i kantiereve në Tiranë, ndonjëherë na bën që të marrim të mirëqenë disa nga siguresat, bilbilfryrësit për të eliminuar kush konfliktet e interesit, ku njohjet”, tha ai.

Veliaj theksoi se “e vetmja gjë që të mbetet në një vend ku të gjithë janë kushërinj me dikë është që kjo të kalojë testin e gjykatës”.

“Gjykoj që, një gjë është bërë mirë që nga 2013, kur Edi Rama na ka mbledhur unë isha deputet i ri i Gjirokastrës, as nuk e dija që do bëhesha ministër, apo që do qeverisja qytetin ku jam zgjedhur kryetar bashkie edhe ku jam rritur. Në atë kohë na tha: bëmë gjithë këtë fushatë për një reformë në drejtësi, siç bëmë për taksën progresive, për të promovuar turizmin, apo një politikë për fshatin, ca kemi thënë do t’i bëjmë. Nuk guxonte dot Ina Rama se i thonin ‘lavire bulevardi’ dhe nuk bënte dot koment presidenti i Republikës, se konsiderohej ‘horr’ Bamir Topi në atë kohë dhe kemi arritur në një pikë ku jo vetëm nuk guxon njeri të bëjë komente për ta, flas për qeverinë. Për opozitën, kur iu intereson SPAK është shumë i mirë kur merret me 3 nga 300 drejtorë dhe SPAK është shumë i keq kur të merr babin. Ka një hipokrizi të jashtëzakonshme. Patjetër, është një ndjesë publike dhe një reflektim. Ndonjëherë në vrapim e madh të gjërave ti thua, prit pak, ndonjëherë të bëj më pak gjëra, por të sigurohem. Nga akuza na del që nuk diskutohet se puna nuk është bërë, puna është bërë, pyetja është duhet ta bënte kjo firmë apo një tjetër. Njerëzit duhet të dinë se në bashkinë e Tiranës, ka çdo ditë 30 procedura, rreth 1 mijë në vit”, deklaroi Veliaj.

Kreu i bashkisë u shpreh se ky është dhe një moment reflektimi. Ai nënvizoi se po shihet mundësia dhe për një vetting.

“Unë besoj që ky moment reflektimi për të pasur më shumë siguresa dhe më shumë vetting brenda llojit, për të thënë po, t’i si kompani do bësh edhe një deklaratë, dhe po e mendojmë këtë. Duam që institucioni ynë i auditit të bëjë edhe një minivetting. Për një procedurë të bashkisë së Tiranës aplikojnë mesatarisht 20 kompani, është e pamundur që kryetari i bashkisë të dijë, motra, vëllai, i afërmi, por ama në momentin që ti ke një dokument si ai i vetëdeklarimit të pasurisë apo konfliktit të interesit ose i dekriminalizimit dhe po diskutojmë me një kompani britanike që përveç ta fitojë firma që është ulur më shumë, ajo që po diskutojmë është se duhet të shtojmë disa rregulla të tjera. Një bilbil fryrësi qe na jep informacion të tillë, duhet patjetër që t’i japim më shumë anonimitet dhe siguri”, u shpreh Veliaj.

Lexo më shumë nga

Gonzato: Forcimi i mëtejshëm i gjyqësorit, investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë në BE

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato zhvilloi sot takime me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani dhe…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Gonzato: Forcimi i mëtejshëm i gjyqësorit, investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë në BE

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato zhvilloi sot takime me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani dhe…