Pololikashvili: Shqipëria histori suksesi në turizëm!

Sekretari i Përgjithshëm i OBT-së: Turizmi është mënyra më e shpejtë për të krijuar vende pune

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili e konsideroi Shqipërinë një histori suksesi në turizëm, ndërsa ftoi investitorët e huaj të investojnë në vendin tonë.

Pololikashvili iu drejtua sot Konferencës për Investimet dhe Zhvillimin Ekonomik të Europës e Shqipërisë, organizuar së bashku me Organizatën Botërore të Turizmit ku u prezantua botimi prestigjioz “Tourism Doing Business: Investing in Albania”.

“Duam të motivojmë çdokënd që të investojë në Shqipëri. Jam i dashuruar me këtë vend. Vërej se këta njerëz janë serioz, punojnë seriozisht, janë partnerë të mirë dhe meritojnë më shumë investime dhe më shumë veprimtari ekonomike në këtë vend”, u shpreh ai.

Sekretari i Përgjithshëm i OBT-së vuri theksin te ndryshimi dhe zhvillimi dhe po merr Shqipëria çdo vit.

“Shqipëria ka ndryshuar shumë, edhe krahasuar me një vit më parë kur e vizitova për herë të parë. Qeveria po u krijon mundësi investitorëve. Shikojmë ndërtime të reja, ke një ndjesi të re që e përjeton në qytet. Kjo na krijon një ndjesi të mirë dhe i jep ngacmimin emocional investitorëve. Pasi kemi investitorin emocional dhe tjetrin, atë klasikun. Por në fund të ditës çdo investitor bën llogari me shifra”, tha ai.

 

Sipas Pololikashvilit, turizmi është mënyra më e shpejtë për të krijuar vende pune.

“Ne duam të motivojmë investitorët që të vijnë të shijojnë Shqipërinë dhe më pas të investojnë, sepse detyra jonë është të krijojmë vende të reja pune dhe turizmi është mënyra më e mirë për të krijuar vende pune në mënyrën më të shpejt”, tha ai.

Ndërsa u ndal te rëndësia e investimeve në infrastrukturë, ai theksoi rëndësinë e edukimit në turizëm.

“Ne mund të ndërtojmë tunele, rrugë, ndërtesa, mund të mikpresim 10 milionë turistë, por sërish çdo 10 ose 20 dollarë i investuar në edukim do ta kthejë mbrapsht investimin. Ndaj do të krijojmë një qendër edukimi në Shqipëri që t’i shërbejë rajonit, një qendër rajonale. Në partneritet me shkollat e biznesit kemi krijuar qasje në programet e tyre dhe në Tiranë do t’u ofrojmë studentëve mundësinë të mësojnë e trajnohen. Turizmi po zhvillohet dhe fatkeqësisht kërkesa është shumë e madhe, por edhe mungesa po aq e madhe. Ndaj ne rekomandojmë edukimin e turizmit”, shtoi Sekretari i Përgjithshëm i OBT-së.

Lexo më shumë nga

Rama merr pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës në Poloni

Kryeministri Edi Rama, do të marrë pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës (Ukraine Recovery Conference – URC 2026), e…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama merr pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës në Poloni

Kryeministri Edi Rama, do të marrë pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës (Ukraine Recovery Conference – URC 2026), e…