Ekspozitë në 100-vjetorin e akademikut Stefanaq Pollo

Historian, profesor, akademik, personalitet i historiografisë shqiptare.


Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë përkujtoi përmes një ekspozite akademikun Stefanaq Pollo, në 100-vjetorin e tij të lindjes. Kontributi i tij shkencor në fushën e studimeve historike është përmbledhur në këtë ekspozitë duke sjellë në vëmendje botimet të shumta shkencore, si dhe artikujt studimorë në revistat shkencore, brenda dhe jashtë vendit.

Historian, profesor, akademik, personalitet i historiografisë shqiptare. Ai lindi në Përmet dhe kreu Liceun Kombëtar (francez) të Korçës. Studimet e larta për histori i kreu në Universitetin “Lomonosov” të Moskës (1945-1950).

Mori pjesë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Gjatë viteve 1944-1945 punoi si kryeredaktor i gazetave “Kushtrimi i Lirisë” e “Rinia” dhe i gazetës “Bashkimi”.

Në vitet 1950-1951 ka qenë pedagog i historisë në Institutin Pedagogjik Dyvjeçar, më 1951-1957 nënkryetar i Institutit të Shkencave, gjatë viteve 1957-1958 dhe 1968-1969 dekan i Fakultetit të Historisë e të Filologjisë dhe më 1972-1989 drejtor i Institutit të Historisë të ASHSH-së.

Me krijimtarinë e tij shkencore ka hedhur themelet e studimeve shqiptare për epokën e Rilindjes Kombëtare, por veç kësaj ka rrokur edhe një gamë të gjerë problemesh të historiografisë shqiptare.

Vepra e tij shkencore, e përmbledhur në dy vëllime “Në gjurmë të historisë shqiptare” (1990, 2003), hedh dritë mbi probleme si: formimi i kombit dhe i lëvizjes kombëtare shqiptare, roli i popullit shqiptar në historinë e re dhe të sotme në rrafshin ballkanik dhe europian, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, roli dhe vendi i feve në Shqipëri gjatë Rilindjes, që përbën një monografi të mirëfilltë etj.

Akademiku Stefanaq Pollo ka kontribuuar si bashkautor dhe redaktor përgjegjës në hartimin e veprave të tilla madhore të historiografisë shqiptare, si: “Historia e Shqipërisë” (1959 dhe 1965); “Historia e Shqipërisë” (1983 dhe 1984). Ai gjithashtu ka qenë bashkautor i “Historisë së popullit shqiptar” (2002), bashkautor dhe redaktor përgjegjës i veprës “Historia e Shqipërisë nga origjina në ditët tona”, botuar në frëngjisht (Lion, 1974) dhe anglisht (Londër, 1981), si dhe bashkëpërgatitës i “Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare 1878-1912” (1978).

Një vend të veçantë zë edhe kontributi i tij si redaktor dhe bashkëpërgatitës i disa botimeve dokumentare dhe përmbledhjeve me artikuj e kumtesa, si: “Konferenca e Parë e Studimeve Albanologjike” (1965), “Konferenca e Dytë e Studimeve Albanologjike” (në tre vëllime, 1969), “Alfabeti i gjuhës shqipe dhe Kongresi i Manastirit” (1972), “Konferenca kombëtare e studimeve etnografike” (1977) etj. Ka qenë kryeredaktor i revistës “Studime historike” (1964-1990), anëtar i Komitetit Ballkanik të AIESEE-së.

Akademiku Stefanaq Pollo ka marrë Çmimin e Republikës të shkallës së parë dhe është dekoruar me Urdhrin “Flamuri i Kuq i Punës” të kl. I.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në Sallën Shkencore në BKSH.

Veliaj vizitë në Tokio, nga takimi me kryetaren e bashkisë, te prezantimi i “TEDA Tirana”

Kryebashkiaku i Tiranës nisi sot një vizitë në Japoni, ku do të përfaqësojë edhe rrjetin e qyteteve anëtare të B40-ës,…

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj vizitë në Tokio, nga takimi me kryetaren e bashkisë, te prezantimi i “TEDA Tirana”

Kryebashkiaku i Tiranës nisi sot një vizitë në Japoni, ku do të përfaqësojë edhe rrjetin e qyteteve anëtare të B40-ës,…