Dhurata e çmuar e Bibliotekës së Presidencës Turke për Bibliotekën Kombëtare

Në ceremoni morën pjesë Ambasadori turk, Tayyar Kağan Atay dhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Pirro Misha.


Nga Dash Frashëri

Një dhuratë e çmuar nga Biblioteka e Presidencës Turke për Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

222 tituj librash iu dhuruan sot arkivit të Bibliotekës Kombëtare, në një ceremoni kuptimplote, ku morën pjesë Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Tayyar Kağan Atay dhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Pirro Misha, blibliotekarë, studiues të osmanishtes, diplomatë dhe gazetarë.

Librat- afërsisht 400 kopje në turqisht, shqip dhe anglisht – janë me karakter kryesisht historik, karakter letrar, por edhe libra reference për studiuesit, siç është edhe botimi i fjalorit letrar i Sami Frashërit.

“Janë libra që japin një kontribut të rëndësishëm për sallën e re që është hapur të Qendra “Sotir Kolea”, Salla e Studimeve të Orientale, ku iu ofrohet studiuesve jo vetëm shqiptarë, por dhe ndërkombëtarë”, tha Drejtori Misha.

“Është një dhuratë që bëhet në një moment të rëndësisëhm, në 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Turqisë dhe Shqipërisë, që përkon edhe me 100-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë. Siç e dini të gjithë, marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shqipërisë janë marrëdhënie të veçanta, lidhje shumë të forta sociale dhe shpirtërore, dhe në bazë të këtyre marrëdhënieve, Biblioteka Popullore e Presidencës së Turqisë ka vendosur t’i dhurojë Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, një fond prej 200 tituj librash”, tha midis të tjerash ambasadori i Turqisë, Tayyar Kağan Atay.

Ceremonia e nënshkrimit të dhurimit përcillet me duartrokitje.

Ambasadori Atay i dhuron në mënyrë simbolike drejtorit Misha, një “paketë me libra”, midis të tjerash edhe libri i ish-kryeministrit Aleksandër Meksi mbi xhamitë në Shqipëri, të përkthyer në turqisht.

Më pas një shikim i shpejtë i librave të ekspozuar.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Pirro Misha, gjatë intervistave për televizionet e pranishme vlerëson titujt e librave të dhuruar nga ambasada turke.

“Janë libra që pasurojnë koleksionet tona, për historinë e përbashkët, historinë e Ballkanit, të Perandorisë Osmane, por pa dyshim edhe historinë e Turqisë moderne”, tha Misha.

Sigurisht, nuk mund të mungonte edhe një fotoja e ime si botues i gazetës “Tirana Diplomat” me ambasadorin turk, Tayyar Kağan Atay. Një foto e realizuar në stendën ku është ekspozuar libri kushtuar Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të Turqisë Moderne.

DISA NGA LIBRAT E DHURUAR

Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026 në Cannes me 83 projekte strategjike

Shqipëria po prezantohet në panairin ndërkombëtar të pasurive të paluajtshme MIPIM, që zhvillohet në Cannes, me një portofol prej 83…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026 në Cannes me 83 projekte strategjike

Shqipëria po prezantohet në panairin ndërkombëtar të pasurive të paluajtshme MIPIM, që zhvillohet në Cannes, me një portofol prej 83…