Shqipëria dhe Mali i Zi rinovojnë marrëveshjen e aktiviteteve shkencore të përbashkëta

Marrëveshja u nënshkrua mes kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi si dhe kreu i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Malit të Zi, Dragan K. Vukčević.


Shqipëria dhe Mali i Zi rinovuan sot marrëveshjen e bashkëpunimit dhe protokollin e aktiviteteve shkencore të përbashkëta (2024-2025).

Marrëveshja u nënshkrua mes kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi si dhe kreu i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Malit të Zi, Dragan K. Vukčević.

Akad. Skënder Gjinushi theksoi se rinovimi i marrëveshjes dhe i protokollit të aktiviteteve të përbashkëta që po firmoset sot për bashkëpunimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi ka si qëllim bashkëpunimin në të gjitha fushat.

Marrëveshja ka si qëllim që të vazhdojë të zhvillohet tradita e bashkëpunimit të frytshëm kërkimor-shkencor mes dy akademive pas bisedimeve dhe shkëmbimit tё mendimeve pёr zhvillimin e mëtejshëm tё marrëdhënieve ndërinstitucionale e përforcuar dhe nga protokolli i aktiviteteve të përbashkëta.

Akad. Gjinushi vuri në dukje se për përforcimin e këtij bashkëpunimi , do të mbahet parasysh rëndësia e ndërmarrjes së nismave të përbashkëta shkencore nga të dyja palët, e shkëmbimit të kërkuesve, përvojave dhe informacionit shkencor, mbështetur në marrëveshjen-kuadër të nënshkruar ndërmjet dy akademive.

Akad. Dragan K. Vukčević tha se këtë marrëveshje e sheh si një urë bashkëpunimi mes dy akademive që të investohet mes dy shteteve në ato projekte që i shërbejnë bashkëpunimit rajonal dhe më gjerë në kuadër të zgjerimit të këtij bashkëpunimi me vendet e Bashkimit Europian.

Peleshi takon Rinkēvičs: Vullnet për të përballuar sfidat e sigurisë

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi sot një takim me presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs.

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Peleshi takon Rinkēvičs: Vullnet për të përballuar sfidat e sigurisë

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi sot një takim me presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs.