Silvi Merdani: Janar-gusht, 640 mijë vizitorë në Berat

Turistët e shumtë kanë mbushur rrugicat dhe kalanë e qytetit të Beratit këtë sezon veror dhe sidomos në këto ditë të fundit të gushtit.


Turistët e shumtë kanë mbushur rrugicat dhe kalanë e qytetit të Beratit këtë sezon veror dhe sidomos në këto ditë të fundit të gushtit.

Drejtoresha e Turizmit dhe Aktiviteteve në bashkinë e Beratit, Silvi Merdani tha sot për ATSH-në se “nga janari deri në 20 gusht Berati ka tërhequr 640 mijë vizitorë, një shifër e lartë si asnjë vit më parë”.

Sipas saj, fluksi më i lartë ka qenë në muajt maj-gusht.

“Pjesa më e madhe e turistëve vijnë nga vende të ndryshme të Evropës, por edhe nga Azia , SHBA , Kanada dhe Australia. Në krye të listës janë turistët nga Gjermania, Polania, Spanjat, Franca, Italian etj”, tha Merdani.

Berati ka një sërë pikash turistike që zgjojnë interesin e turistëve disa prej të cilave janë Qendra Historike e qytetit, Kalaja, Gorica Mangalemi qe kanë pasuri UNESCO, Muzeu Ikonografik Onufri, Qendra Mesjetare, objektet e kultit Bizantin dhe Xhamitë e vjetra të periudhës Otomane.

Vitet e fundit turistët kanë treguar interes edhe për atraksionet e eko-turizmit, fshatrat turistik Roshnik, Sinjë , Drobonik, kantinat e verës, aktivitetet rafting në Lumin Osum, ngjitje në malin e Tomorit, hedhje me parashuta nga Mali Shpirag, kanoe në liqenet e Tomorit, ecje me biçikletat malore në rrethinat e Beratit, vizitë në Kanionet e Osumit, pjesëmarrje në turret e gastronomisë në agrobizneset në fshatrat turistikë etj.

Në të gjithë qarkun e Beratit numërohen rreth 486 monumente kulture dhe kjo ka një impakt të jashtëzakonshëm, sidomos në rritjen e fluksit të turizmit kulturor sidomos vitet e fundit.

Kalaja e Beratit është një nga monumentet që tërheq edhe më shumë turistë. Ajo është ngritur sipas një plani në formë trekëndëshi. Kjo kala, po të shihet nga poshtë, duket si pjesë e kodrës./ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Kuptoj shqetësimet dhe shpresat e qytetarëve, por protesta është përfshirë nga optimizimi algoritmik

Kryeministri Edi Rama tha sot se protestat mbeten një element thelbësor i demokracisë, por paralajmëroi se në epokën e rrjeteve…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Kuptoj shqetësimet dhe shpresat e qytetarëve, por protesta është përfshirë nga optimizimi algoritmik

Kryeministri Edi Rama tha sot se protestat mbeten një element thelbësor i demokracisë, por paralajmëroi se në epokën e rrjeteve…