GIZ Albania: Fshati Labovë e Kryqit diversifikoi zhvillimin me mbështetjen e IPARD

Fshati Labovë e Kryqit ka një potencial të pamohueshëm ekonomik të bazuar në turizëm.


Fshati Labovë e Kryqit ka një potencial të pamohueshëm ekonomik të bazuar në turizëm.

Kisha e saj madhështore dhe shumëllojshmëria e aktiviteteve në natyrë dhe atraksioneve turistike të vendosura në malet e afërta, e bëjnë atë një destinacion tërheqës për të cilin Shqipëria aplikoi në programin e “Best Tourism Viilages” nga UNWTO.

Projekti “Për Zhvillimin e Qëndrueshëm Rural”, i GIZ Albania bën të ditur se, “mbështetja e qeverisë që i është dhënë fshatit si pjesë e programit IPARD ka mundësuar nxitjen e zhvillimit të infrastrukturës dhe rritjen e potencialit turistik, duke kontribuar me rritjen e popullaritetit të tij”.

Labova e Kryqit numëron aktualisht dy objekte akomodimi, duke përfshirë agroturizmin e njohur Bujtina Maria që ofron një shumëllojshmëri shijesh lokale të veçanta.

Numri i turistëve është rritur vazhdimisht në vitet e fundit dhe fermerët vëndas kanë qenë në gjendje të furnizojnë me prodhimin e tyre bizneset e zonës, duke krijuar një partneritet të frytshëm.

Duke shfrytëzuar ndjenjën e tij legjendare të mikpritjes, si dhe trashëgiminë kulturore dhe natyrore, ky fshat do t’u ofrojë turistëve një përvojë të paharrueshme të jugut të Shqipërisë.

103 investime janë mbështetur nga programi IPARD II në kuadër të masës për diversifikimin e fermave dhe gjallërimin e ekonomisë në zonat rurale.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, (AZHBR) bën të ditur se, këto investime përfshijnë sipërmarrjet agroturistike, bujtinat, prodhimin dhe përpunimin e bimëve medicinale, industrinë e artizanatit, prodhimin e energjisë së rinovueshme, akuakulturën, etj.

Qëllimi është ndërtimi i modeleve të suksesit, rritja e standardeve të jetesës, hapja e vendeve të reja të punës dhe shtimi i të ardhurave të familjes rurale.

Mbështetja për këto investime ka arritur në vlerën prej 17.04 milion euro, të cilat janë fonde të Bashkimit Evropian, në bashkëfinancim me qeverinë shqiptare.

Synimi i programit IPARD, nga fondet e Bashkimit Evropian në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, është zhvillimi i bujqësisë përmes modernizimit dhe automatizimit të veprimtarisë së fermave dhe eksporteve, duke ndikuar pozitivisht në ekonominë e fermerëve dhe sipërmarrësve, në punësimin e të rinjve dhe zhvillimin e bizneseve në zonat rurale. /ATSH

Rikthehen Javët Kulturore Ndërkombëtare

Javët Kulturore Ndërkombëtare 2026 nisin këtë muaj në edicionin e tyre të 5-të, duke rikthyer në Shqipëri tingujt, imazhet, aromat…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rikthehen Javët Kulturore Ndërkombëtare

Javët Kulturore Ndërkombëtare 2026 nisin këtë muaj në edicionin e tyre të 5-të, duke rikthyer në Shqipëri tingujt, imazhet, aromat…