Gjonçaj-Soares: Zgjerim i bashkëpunimit mes parlamenteve të Shqipërisë dhe Portugalisë

Sekretarët Gjonçaj dhe Soares identifikuan si fusha të mundshme bashkëpunimi diplomacinë parlamentare, autonominë financiare dhe administrative


Një delegacion i Kuvendit të Shqipërisë, i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Genci Gjonçaj, dhe drejtues të shërbimeve të Kuvendit, po zhvillojnë një vizitë pune në parlamentin e Portugalisë, me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të Parlamentit të Portugalisë, Albino de Azevedo Soares, u diskutua mbi bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë e zgjerimit dhe intensifikimit të tij.

Sekretarët Gjonçaj dhe Soares identifikuan si fusha të mundshme bashkëpunimi diplomacinë parlamentare, autonominë financiare dhe administrative, mbështetjen e integrimit evropian të Shqipërisë, me fokus përafrimin e legjislacionit, menaxhimin e proceseve dhe modernizimin e shërbimeve parlamentare.

Bashkëpunimi mes dy parlamenteve vijon dhe po zgjerohet edhe me bashkëpunimin mes shërbimeve parlamentare. /ATSH

Ambasadori Kuka merr pjesë në aktivitetin diplomatik tradicional “Diplomatic Grape Harvest”

Në kuadër të aktivitetit, Ambasadori zhvilloi një takim me Ministrin e Bujqësisë dhe Ushqimit të Hungarisë, z. Szabolcs Bóna, të…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Një ambasador i ri amerikan për një partneritet në ndryshim?

Eric Wendt dorëzon kredencialet në Tiranë, ndërsa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara hyjnë në një fazë të re të partneritetit…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadori Kuka merr pjesë në aktivitetin diplomatik tradicional “Diplomatic Grape Harvest”

Në kuadër të aktivitetit, Ambasadori zhvilloi një takim me Ministrin e Bujqësisë dhe Ushqimit të Hungarisë, z. Szabolcs Bóna, të…