FSHF, partnere në organizimin e Kampionatit Evropian Universitar të Futbollit në Tiranë 2023

Organizatorë të këtij kampionati janë Shoqata Evropiane e Sporteve Universitare (EUSA) dhe Federata Shqiptare e Sportit Universitar


Federata Shqiptare e Futbollit do të jetë një nga partnerët në organizimin e Kampionatit Europian Universitar të Futbollit, që do të zhvillohet në Tiranë në datat 24 qershor – 2 korrik 2023.

Organizatorë të këtij kampionati janë Shoqata Evropiane e Sporteve Universitare (EUSA) dhe Federata Shqiptare e Sportit Universitar, ndërsa FSHF e ka mirëpritur ftesën për t’u bërë pjesë e këtij eventi të veçantë.

Një aktivitet që do të sjellë në Shqipëri rreth 28 ekipe universitare nga e gjithë Europa, djem dhe vajza, që do të zhvillohet për herë të parë në vendin tonë, teksa do të marrë pjesë edhe një ekip nga Universiteti “Fan S. Noli” i Korçës.

Ndeshjet e djemve do të luhen në formatin 11×11, kurse ato të vajzave në formatin 7×7.

FSHF si partnere e këtij kampionati do të vërë në dispozicion fushat në Shtëpinë e Futbollit dhe në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamzës, ku do të zhvillohen ndeshjet si edhe bazë materiale.

Gjithashtu, Federata Shqiptare e Futbollit do të sigurojë arbitra për ndeshjet dhe do të asistojë në organizimin e kampionatit, duke pasur parasysh eksperiencën e madhe ndërkombëtare që stafi FSHF-së ka në zhvillimin e aktiviteteve me pjesëmarrje kaq të madhe.

Salla: Librazhdi prodhon rreth 150 tonë mjaltë në vit, bletaria po rrit vlerën e ekonomisë lokale

Në Librazhd u zhvillua “Festa e Mjaltit”, një aktivitet që prej nëntë vitesh bashkon bletërritësit dhe prodhuesit e zonës, duke…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Salla: Librazhdi prodhon rreth 150 tonë mjaltë në vit, bletaria po rrit vlerën e ekonomisë lokale

Në Librazhd u zhvillua “Festa e Mjaltit”, një aktivitet që prej nëntë vitesh bashkon bletërritësit dhe prodhuesit e zonës, duke…