“Aida” – Dashuri, intriga, atdhedashuri!

Opera e  famshme e Giuseppe Verdi, “Aida”, premierë nga 23-27 qershor, në Teatrin e Operës dhe Baletit.


Opera e  famshme e Giuseppe Verdi, “Aida”,  vjen si premierë nga 23-27 qershor, vetëm në Teatrin e Operës dhe Baletit.
Postimi i Abigeila Voshtina
DASHURI, INTRIGA, ATDHEDASHURI!
?️Trekëndëshi i një dashurie pasiononte të ndaluar mes princeshës së Etiopisë, Aida, komandantit të ushtrisë së Egjiptit, Radamès, dhe të bijës së Faraonit, Amneris. ⚔️Ngjarja merr tjetër rrjedhë kur Radamès urdhërohet të luftojë në betejën kundër kombit të Etiopisë, duke mos ditur se Aida është princesha e tyre, dhe i tregon asaj të gjithë planin ushtarak.
?Aida duhet të vendosë mes besnikërisë ndaj vendit të saj dhe përkushtimit ndaj djalit që ajo dashuron. Dilema e zgjedhjes mes dashurisë dhe detyrës përballët edhe nga Radamesi, i cili në fund tradhton atdheun e tij për shkak të Aidës.
?? Se ç’do të ndodhë me dashurinë e ndaluar të komandantit egjiptian dhe princeshës etiopiane, ju ftojmë ta ndiqni në Egjiptin e lashtë ?? që do krijohet në TKOB, me operën e përjetshme të Giuseppe Verdi-t, “Aida”, e cila vjen si premierë nga 23-27 qershor, vetëm në Teatrin e Operës dhe Baletit.
?Muzika magjepsëse e Verdi-t me korale të fuqishme, arie magjepsëse dhe pasazhe gjithëpërfshirëse orkestrale do të përforcojë thellësinë emocionale të operës, e cila vjen nën idetë regjisoriale, skenografike dhe kostumografike të ikonës, maestro ✨Franco Zefirelli, rivënie regjisoriale Stefano Trespidi, dhe asistencën e regjisores Ada Gurra.
?Një vepër e përmasave të mëdha, do të vijë nga Orkestra Simfonike, Solistët, Kori dhe Trupa e Baletit e TKOB-së, me dirigjimin e maestros ?Jacopo Sipari di Pescasserolli dhe maestros Dritan Lumshit, interpretuar nga artistë të mirënjohur shqiptarë dhe të huaj.
?Ndaj bashkohuni në një udhëtim emocionues në botën e “Aidës”, ku dashuria e ndaluar shfaqet në një vepër të mrekullueshme artistike!
?️Biletat mund t’i merrni çdo ditë, nga ora 10:00- 14:00 dhe nga ora 16:00- 20:00.
©Grafik-dizajn: Venera Breznica

“Albania’s European Week”

Në kuadër të Albania’s European Week, Ambasadori Petrit Malaj, së bashku me Ministren Këshilltare, Pranvera Teli, mbajtën sot në Kolegjin…

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Albania’s European Week”

Në kuadër të Albania’s European Week, Ambasadori Petrit Malaj, së bashku me Ministren Këshilltare, Pranvera Teli, mbajtën sot në Kolegjin…