Sekretari i Përgjithshëm i Turizmit: Vizë të përbashkët turistike për Ballkanin

“Të gjithë së bashku, bashkë me Shqipërinë, duhet të krijojmë një destinacion turistik me emrin “Vizitoni Ballkanin”.


Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili propozoi sot nga Tirana që vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë një vizë të përbashkët turistike.

Gjatë fjalës së tij në Forumin ndërkombëtar “E ardhmja e turizmit të qëndrueshëm dhe mjedisor në Shqipëri” që nisi ditën e dytë të punimeve me panelin e parë tematik “Roli i qeverive në formësimin e agjendave të së ardhmes”, Pololikashvili theksoi se të gjithë së bashku duhet të krijojnë një destinacion turistik me emrin “Vizitoni Ballkanin”.

“Të gjithë së bashku, bashkë me Shqipërinë, duhet të krijojmë një destinacion turistik me emrin “Vizitoni Ballkanin”. Dhe duam që brenda 4-5 ditësh të vizitojnë 4-5 shtete. Së dyti është politika e vizave që të kemi një vizë, që turisti të ketë mundësin që të vizitojë këto 4-5 shtete”, deklaroi ai.

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro në një prononcim për mediet e vlerësoi këtë ide duke shtuar se në këtë mënyrë mund të mbahen turistët më gjatë në Ballkan.

“Ne nuk e shohim njëri-tjetrin si konkurrent, kjo është qasja jonë, por e shohim si plotësues të një tregu që ta mbajë më gjatë turistin që vjen nga destinacionet e largëta në Ballkan”, deklaroi Kumbaro.

Forumi Ndërkombëtar i Turizmit që po mbahet në Pallatin e Kongreseve organizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Turizmit do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme. /ATSH

Shqipëria përmirëson pozicionin në Indeksin Global të Paqes 2026

Indeksi Global i Paqes është një indeks i përbërë që mat nivelin e paqes në vende të ndryshme të botës.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria përmirëson pozicionin në Indeksin Global të Paqes 2026

Indeksi Global i Paqes është një indeks i përbërë që mat nivelin e paqes në vende të ndryshme të botës.