Ing. Sabri Shabanit, “Dajo” edhe 100!

Të shkruaj portretin e Ing. Sabri Shabanit – në përvjetorin e ditëlindjes së tij – kënaqësia më e madhe.


Nga Dash Frashëri,
moderator grupit “Përmetarë në Vite”

Të shkruaj portretin e Inxhinier Sabri Shabanit – në përvjetorin e ditëlindjes së tij – është gjëja më e lehtë për mua.

Për shumë arsye! Personale. Familjare. Sportive.

PERSONALE

Kur Sabri Shabani përfundoi Institutin e Pyjeve në Shkodër dhe u emërua në Ndërmarjen Pyjore në Përmet, Komiteti Ekzekutiv i asaj kohe e strehoi inxhinierin e ri tek ish-spitali i qytetit, te një kompleks banimi dykatësh (sot i rënuar, plotësisht), dhe që atë kohë njihej me zhargonin: “Godina e Beqarëve”.

Vetëm një mur e ndante shtëpinë time në Përmet më shtëpinë e Ing. Shabanit. Përshëndeteshim shpesh. Zëri i qetë i Sabriut ka ndikuar jo pak në të folurën time, gjithmonë me ton të ulët, si një valë e butë Vjose.

Punësimi im i parë historik lidhet pikërisht me Ing.Sabriun.

Gjatë pushimeve verore, kur isha në gjimnaz, asokohe, vetëm 16 vjeç, duke qenë komshinj, dhe njeri shumë pozitiv, ai më mundësoi të punoja në sektorin e shkoqjes së borzilokut për eksport. Një punë “aromatike”.

Paratë e para të fituara gjithmonë mbahen mend. Dhe kjo falë Inxhinier Sabriut.

FAMILJARE

“Dajo”. Kështu e quaj ing.Sabriun kur bisedojmë në telefon.

Dhe këtë “Dajo”, nuk ia them për kortezi, dhe as për mirësjellje për shkak se është më i madh në moshë.

Jo. Ai është dajua i bashkëshortes sime, Almës.

Është vëllai i vetëm i vjehrrës sime, Përparimes. Vëllai edhe i Shpresës, Rukisë, Sofisë dhe Yllkës (renditja sipas moshës).

“Bikja” është mburja e familjes Shabani. Dhe me të drejtë. Jeta e tij. Formimi i tij. Edukata e tij. Familja e tij. E bëjnë atë të “përkëdhelurin”.

Si njeri i familjes së tyre, i kam parë motrat e tij, por dhe mbesat të lumturohen kur flasin me Sabriun. Edhe të përloten shpesh nga malli.

Sabriu jeton në Bolonja, në Itali. Me një bashkëshorte të shkëlqyer si Dhespina, apo “Leboja”, dhe dy djem me të mirë – ndoshta edhe më të zotë se Sabriu (kjo edhe falë formimit dhe shkolla që kanë ndjekur në Itali).

SPORTIVE

Sabriu i përket një brezi të artë të futbollistëve përmetarë. Të cilët e çuan “24 Majin”, në majën më të lartë të prezantimit në arenën kombëtare – në Kategorinë e Parë (sot, Kategoria Superiore).

Energjik. I palodhur. Impulsiv. I saktë.

Një Sabri ndryshe nga inxhinieri i qetë.

Futbolli është sport motivues. Ka adrenalinë. Tifozët gjithashtu bëjnë të tyren. Sabriu është brohoritur përzëemërsisht nga tifozët e zjarrtë në stadiumin “Durim Qypi”, një nga shokët më të mirë të tij, në fushën e futbollit dhe jashtë tij.

Sporti është një pjesë e rëndësishme e jetës sime. Kam shkruar qindra artikuj gjatë 20 viteve të fundit, për gazeta sportive si “Sport Ekspres”, “Sport Plus”, apo dhe të përgjithshme si “Albania” dhe “Telegraf”. Për më tepër që kam pasur një nga portalet më të bukur për sportin Albania-sport.com (i mbyllur në 2013) dhe tashmë botoj portalin Tifozet.al (aktiv online).

URIMI PËR DITËLINDJE

Në emër edhe të familjes sime, bashkëshortes sime, si dhe dy vajzave të mia, Dea dhe Laura, por edhe në emër të motrave të tij, i urojmë Sabriut, sa më shumë vite të lumtura. U bëfsh shekullor DAJO!

Do ta ngrejmë një dolli me raki Përmeti. Më e mira në botë!

Lexo më shumë nga

Rama: Marrëveshja me Italinë për emigrantët, në fuqi për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Kryeministri Edi Rama tha sot se marrëveshja me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, për emigrantët do të qëndrojë në fuqi…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Marrëveshja me Italinë për emigrantët, në fuqi për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Kryeministri Edi Rama tha sot se marrëveshja me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, për emigrantët do të qëndrojë në fuqi…