Ramadan Kamberi, “Kapiteni” i Përmetit!

Një nga emrat më të spikatur përmetarë: Mësues model. Drejtues shembullor. Futbollist i shquar i “24 Majit”


Nga Dash Frashëri,
moderator i grupit “Përmetarë në Vite”

Nëse ka kënaqësi më të madhe për mua, është të shkruaj dhe të risjell në vëmendje të grupit “Përmetarë në Vite”, një nga emrat më të spikatur: Ramadan Kamberin. Mësuesin model. Drejtuesin shembullor. Futbollistin e shquar të “24 Majit”.

Pasioni për futbollin është i hershëm për djaloshin Ramadan Kamberi. Një pasion familjar, në fakt.

Foto e sjelle nga Evgjeni Kamberi! Jane te rinj ,te klases se 9-te ,te apasionuar me futbollin. Lart nga e majta: Petraq Kristo, Ramadan Kamberi, Andon Dhame, Tori Duka, Krati Fiku, Vladimir Topoviti, Fadil Jace, Perparim Naqellari. Ulur nga e majta jane; Taqo Topoviti, Gjeno Nako dhe Maksi Culli.

“24 Maji” krijoi një nga ekipet më simpatike në Shqipëri dhe Ramadani i përket një plejade të shquar dhe emra të rëndësishëm të futbollit përmatar: Gigo Kosova, Sokrat Cullufe, Nuli Mevlani, Qerim Mullaraj, Lami Miti, Gjeno Nako, Ilir Hasimi, Engjell Nebiaj, Piro Duli, Vangjush Angjeli, Stathi Pani, Dine Bajrami, Agim Qypi (edhe trajner) Koli Ndreu, Astrit Bajollari, Foti Çuka, Polikron Andoni, Vladimir Topoviti, Edmond Konini, Ilir Lame, Arben Xhakolli, Ylli Dule, Sabri Shabani, Durim Qypi, Robert Dako, Aleko Kristani (portier), Avni Lapaj, Naim Qypi, Sotir Gjika, Robert Dhimitri, Josif Lipe, Arben Male, Arben Zaimi, Vladimir Sanxhaku (portier), Leonard Naçi, Kleo Sevo, etj.

Vangjush Angjeli dhe Ramadan Kamberi
Vitet 70-te! Jane futbollistet e qytetit. Nga e majta: Dine Barjami, Ilir Hasimi, Ramadan Kamberi, Robert Dako, Piro Duli, Astrit Bajollari, Arben Xhakolli, Robet Dhimitri, Durim Qypi. Foto e sjellë nga Robert Dako.
Nga e majta jane: treshja e gjyqtareve, Agron Lapaj, Astrit Tutullushi, Ilir Hasimi. Vazhdojne ish-futbollistet Aleks Vasili, Llambro Proko, Sokrat Cullufe, Nuli Mevlani(ish punonjesi i pare ne mirembajtjen e terenit sportiv 1947) Stathi Pani, Kamber Kamberi, Dine Barjami, Sabri Shabani, Astrit Bajollari Vladimir Topoviti, Edmond Konini, Polikron Andoni, Ramadan Kamberi, Durim Qypi, Koli Ndreu, Aleko Kristani, Agim Qypi. Foto e sjelle nga Evgjeni Kamberi .

Me dy kapitenët historikë të “24 Majit”: Stathi Pani dhe Koli Ndreu, Ramdani krijoi një raport sportiv dhe vëllazëror.

MËSUES DANIA

Presor Ramadani kujtohet si një nga mësuesit e dalluar të gjimnazit me emrin më të nderuar: “Sami Frashëri”, i vlerësuar si një nga shkollat e mesme më të mira në Shqipëri, me një trupë arsimatarësh që kanë formuar nxënës të shkëlqyer dhe që kanë lënë gjurmët e tyre kudo.

Maj 1976! Vizitë te Vëllezërit Frashëri . Nga e majta janë mesuesit: Niko Mihali, Niqi Emiri Doni, Mikail Kote, Apostol Logo. Përpara është Ramadan Kamberi. Foto e sjellë nga Romeo Logo.
Eshte fotokujtim i viteve 70-te I nxenesve gjimnaziste me mesuesin Ramadan Kamberi! Perpara nga e majta jane Thoma Nasto, Evgjeni Kamberi, Irfan Myrtolli, Zhaneta Pani. Ne rjeshtin e dyte Flutura Jace, Piro Duli, Suzana Cuedari, Harilla Dede dhe Bibika Xherahu. Me mbrapa dukshem jane Barjam Duro, Sofokli Zyba, Venetike Jace, Eli Vangjeli, Mitre Kristo, Shkelqim Decka, Maksi Todhe, Hekuran Beollari, Ilir Zhamo, Thanas Zhaka, Agron Cekani, Theodhoraq Nikolla.

SHOQËRI E BUKUR

Shok dhe mik i mirë me të gjithë. Dashamirës. I qeshur. I batutave të bukura. I humorit fin.

 

Fatmir Muço, Ramadan Kamberi, Avini Lapaj. Mbrapa, Lliko Nano.
Ulur jane Barjam Gura dhe Ylli Kaso. Mbrapa jane Androkli Sterjo dhe Ramadan Kamberi.
Intelektuali i shquar, Ylli Kaso dhe Ramadan Kamberi
Androkli Sterjo ( Usta Kilja) dhe Ramadan Kamberi
Lart nga e majta jane: Lliko Nano, Fatmir Muco, Barjam Gura, Ramadan Kamberi. Ulur nga e majta jane: Ylli Kaso dhe Lipe Nano
Mësuesit e ndjerë Fatmir Muço (Kimi) dhe Lliko Nano (Letërsi) dhe Ramadan Kamberi (djathtas)
Mësuesi Nepton Mero (Fizikë) dhe Ramadan Kamberi.
Koço Koçollari dhe Ramadan Kamberi
Lliko Nano, Ramadan Kamberi, Astrit Bezati dhe Hektor Duka.

KRYETARI I SPORTEVE

Në detyrën si Kryetari i Komitetit të Fiskulturës, Profesor Ramadan Kamberi, ideoi dhe ndërtoi një nga klubet shumësportësh model në Shqipëri. Organizoi klasat sportive nëpër shkolla dhe rrethet sportive, të cilat nxorën emra kampionësh në rang kombëtar në sporte të ndryshme.

PRIND DHE GJYSH

I martuar me Evgjeninë, një inxhiniere përmetare dhe një model i gruas përmetare në rang Republike, Ramadani krijoi një famije shembullore. Tashmë është një gjysh i lumtur.

Shkrimin tim dua ta mbyll me vargjet brilante, “Himnit të Përmetit”, shkruar me shumë dashuri nga Ramadan Kamberi

DASHURI ME BEJTE PER QYTETIN DHE VENDIN TIM

Me pathos e me kushtrim
Une e dua vendin tim
Ne gjithe rrethet ku kam qene
Dashuri me kane dhene.

Respektoj cdo qytet
Pergjerohem per ty Permet
Bere gjithshka per mua
Ndaj dhe une mbetem hua.

Se te dua pa limit
Ne cdo kohe ti ke ndrit
Miresi ke percjelle
Nga e djela ne te djele

Gjithe vitin ke shkelqim
kater stinet gjelberim,
Si nga afer dhe perqark
ke kurroren rreth e qark.

Qe s’ke det e vertete
Ke rakine lum e det
Sjell hare e dashuri
Me e kerkuar ne Shqiperi
Madje e them pa frike
Edhe ne gjithe Amerike.

Rtere kulture ne cdo pritje
I spikatur ne mikpritje
Cdo turist ngado qe vjen
Gjenee shishme ketu gjen.

Tavoline si per mbret
E gjen shtruar ne Permet
E kjo fjale e bukur doli
Nga vete dora Imzot Noli.

Krenari e gjithe Permetit
Guri i Madh- Simbol Qyteti
Miq e shoke mos lodhi kot
Eshte me i bukuri ne bote

I qendisur nga natyra
Nder shekuj s’ju vrenjt fytyra
Pershko Bredhin ane e mbane
Me i bukuri ne Ballkan

Ngado fusha, kodra,male
Por tre male formojne vargmale
Me perrenj jo rrekecke
Trebeshine- Dhembel- Nemercke

E virgjer qendron ne top
Vjosa- Simbol ne Evrope
Per shendet apo per halle
Ke burrime- ujra termale

Sa te shtrenjte ke lirine
Po aq ke dhe njerezine
Njerez te dashur e punetore
Me humor e gazmore

Nder shekuj mungoi liria
Por s’mungoi dituria
Per debimin e lanetit
Jane Viganet e Permetit

I lindi Dangellia
I nderoi Shqiperia
Ne cdo breg, koder e mal
Ata jane ne Pjedestal

Me pushke e pene per Liri
Abdyl. Naim e Sami
Gjithshka per Liri e Shqiperi
Nderi i Kombit ne perjetesi

Zonje e rende Zonje mondane
Tefta kengetare Europiane
Fshat i bukur moj Leuse
Ke nxjerre burra me namuz
Aty poshte rreze malit Nonda e Odhise Paskali

Bashke me Sejfullane
Trashegimine qe lane
I nderojme jo vetem ne
Por gjithe shqiptaret mbi kete dhe.

Nuk shkruaj per tu dukur
Ke muziken me te bukur
Me Mentor e Laver
Ke dhjetra qindra te tjere

I respektojme, i nderojme
Vaso Tole Akademik
Bardhyl Londo poet lirik
Vaske Curi nga Leshica
Et’hem Kaso nga Gorica.

Jane plot e plot te tjere
Do te shkruajme tjeter here.

O Permet,nga te huajt t’u rrit nami
E thote dora- vete Miss Durhami
“Permetin kur e pashe
Pa menduar ja cfare thashe
Mbushur me gojen plot
Qyteti me i bukur ne bote”

Te respektoj Miss Durham
Ate mendim dhe une kam
Eshte qytet i bukurise
Eshte brilant i miresise.

Keto fjale te bejtexhiut
Drejtohet me shume te riut
Permetare kudo ku jini
Ku punoni e jetoni
Permetin mos e harroni
E kujtoni dhe ndihmoni
Kete perle te Shqiperise
Vend magjik i lumturise.

Filmi i regjisorit shqiptar Gentian Koçi shfaqet tashmë në Greqi!

“A cup of coffee and new shoes on” është një bashkëprodhim mes Shqipërisë, Portugalisë, Greqisë dhe Kosovës

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Fjala është e para!

Na pëlqejnë fjalët e mençura dhe i marrim me vete! Ndaj fjala mbetet e para dhe e fundit si ajri…

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Filmi i regjisorit shqiptar Gentian Koçi shfaqet tashmë në Greqi!

“A cup of coffee and new shoes on” është një bashkëprodhim mes Shqipërisë, Portugalisë, Greqisë dhe Kosovës