Dita Holokaustit, Veliaj: Shqipëria krenare për shpëtimin e hebrenjve!

Në Ditën e Holokaustit, kryebashkiaku i Tiranës, së bashku me një delegacion nga Izraeli vendosën kurora te Memoriali


Në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ish Presidentin, Alfred Moisiu, dhe një delegacion nga Izraeli përkujtuan në një ceremoni të veçantë të gjitha jetët e humbura në vitet e errëta të Luftës së Dytë Botërore. Shqipëria është një nga të paktat vende, e cila gjatë Luftës së Dytë Botërore i hapi derën hebrenjve që përndiqeshin nga nazistët.

Në cermeoninë përkujtimore të zhvilluar te memoriali në kodrat e Parkut të Liqenit Artificial, Veliaj e cilësoi historike vizitën e delegacionit izraelit. “E kujtojmë Ditën e Holokaustit si një mënyrë jo për të vajtuar kohën ose humbjet, por si një mënyrë për të kujtuar që ato humbje dhe ato vuajtje të mos ndodhin më; të mos i ndodhin jo vetëm popullit hebre, por të mos i ndodhin asnjë populli tjetër. Teksa Europa është sërish në luftë, nuk besoj se ka një moment më të përshtatshëm për të kujtuar se cilat gabime nuk duhen bërë më në histori dhe cila është mënyra për t’i bashkuar e jo për t’i përçarë kombet”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se Tirana është një vend i vogël, por me zemër të madhe, e që qëllimi është të bashkojë e të ndihmojë e jo të përçajë kombe dhe njerëz.

“Shpresoj shumë që kjo të mos jetë vizita juaj e fundit, në një vend dhe qytet si Tirana, i cili ka kontribuar për të shpëtuar hebrenjtë dhe ku popullsia e hebrenjve, pas Luftës së Dytë Botërore, ishte dhjetë herë më e madhe se ajo përpara luftës, për të treguar se nuk ka rëndësi madhësia e vendit, nuk ka rëndësi popullsia e vendit, as ekonomia e vendit; rëndësi ka zemra e vendit dhe ky vend është një vend i vogël, por me një zemër shumë të madhe. Më vjen mirë që ky memorial është kthyer në një pikë pelegrinazhi për të gjithë komunitetin hebraik që viziton Tiranën, si një kujtesë e qytetit tonë, për ato ditë të vështira që nuk duhet të kthehen më kurrë. Nëse mendojmë që lufta kundër diskriminimit ka mbaruar, unë besoj se mjafton vetëm të shohim lajmet e ditës, se si antisemitizmi vazhdon, racizmi vazhdon, politikat përçarëse vazhdojnë, populizmi vazhdon dhe unë besoj se ata që e fitojnë këtë betejë janë ata që kuptojnë se duhet luftuar përditë kundër antisemitizmit, kundër racizmit, kundër përçarjes, për bashkimin e kombeve”, vijoi Veliaj.

Së bashku me ish Presidentin Alfred Moisiu, miqtë nga Izraeli, Yehiel Bar, ish nënkryetar i Parlamentit dhe deputet, dhe Yaakov Hagoel, Presidentin e Ëorld Zionist Organization, përkujtuam Ditën Ndërkombëtare të Holokausti

Së bashku me ish Presidentin Alfred Moisiu, miqtë nga Izraeli, Yehiel Bar, ish nënkryetar i Parlamentit dhe deputet, dhe Yaakov Hagoel, Presidentin e World Zionist Organization, përkujtuam Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit në një ceremoni të veçantë në Memorialin kushtuar hebrenjve në Parkun e Liqenit. ??❤️??

Tirana i bashkohet botës në kujtimin e 6 milion hebrenjve, të cilët humbën jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore. ??

Posted by Erion Veliaj on Thursday, January 26, 2023

Yehiel Bar, ish-nënkryetar i Parlamentit të Izraelit, tha se ndihet i nderuar që ndodhet në Shqipëri dhe se nuk do harrojë kurrë mikpritjen që ky vend i ka bërë popullit hebre. Ai vlerësoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës për ngritjen e monumentit në kujtim të hebrenjve që humbën jetën gjatë Luftes së Dytë Botërore.

“Unë jam djali im madh i një të mbijetuari të Holokaustit, jam rritur në shtëpi me këtë ndjesi dhe ajo që duhet të themi për Holokaustin, është që “nuk dot ta harrojmë kurrë”. Por zakonisht kur e themi këtë, e themi sepse nuk do ta harrojmë kurrë se çfarë bënë nazistët dhe do t’ia kujtojmë botës, por këtu në Shqipëri themi mos e harro kurrë, sepse gjithashtu ne nuk do ta harrojmë kurrë se çfarë bëtë ju si shqiptarë për popullin hebre. Në fakt i vetmi vend në histori, pa dyshim, në Europë, që kishte më shumë heberenj pas luftës, sesa përpara saj. Kështu që, ne “nuk do ta harrojmë kurrë” miqësinë tuaj dhe kjo aleancë mes Izraelit dhe Shqipërisë do jetë gjithmonë shumë e fortë, sepse është nga zemra dhe nuk është interes. Jo të gjithë qytetet në botë kanë një monument të tillë. Për ne, që të shohim këtë monument prestigjioz, që na kujton të gjithë shqiptarët dhe këtë vend të mrekullueshëm, atë çfarë ndodhi në histori, është një nder i madh dhe ju falenderojmë në emër të gjithë delegacionit”, ish-nënkryetari i Parlamentit të Izraelit.

Presidenti i WZO (World Zionist Organization), Yaakov Hagoel në emër të popullit hebre falenderoi gjithë shqiptarët për sportin dhe mbështetjen që Shqipëria ka bërë për ta në vitet e luftës.

“Dua t’ju falënderoj për atë që prindërit tuaj bënë për prindërit tanë, gjithashtu edhe për atë që ju po bëni sot. Monumenti që kemi këtu, diskutimi që do mbajmë në parlament, nuk është më pak i rëndësishëm se ajo që ka ndodhur në të shkuarën, siç është suporti juaj në mbështetje të Izraelit. Ndaj, dua t’ju falënderoj dhe do t’iu them personalisht presidentit dhe kryeministrit për qëndrimet tuaja këtu në Tiranë dhe për atë që ne po përjetojmë këtu. Kam ardhur për t’ju falënderuar në emër të popullit hebre”, përfundoi ai.

Bashkëpunimi në nivel vendor me Kosovën, Mazniku pret ambasadorin Durmishi

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbian Maznku, pret ambasadorin e Kosovës, Skënder Durmishi.

Global 360

Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit

Nga 300 të pranishmit në sallë votuan pro vetëm 141 ligjvënës, numër i pamjaftueshëm për të rrëzuar qeverinë.

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

NATO shpëtoi Kosovën nga spastrimi etnik i forcave serbe!

Ish-Ministri i Jashtëm: 24 Marsi i vitit 1999 mbetet i pashlyer në memorien e kombit tonë!

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Bashkëpunimi në nivel vendor me Kosovën, Mazniku pret ambasadorin Durmishi

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbian Maznku, pret ambasadorin e Kosovës, Skënder Durmishi.