Dita e Holokaustit, Osmani: Shqiptarët i mirëpritën refugjatët hebrenj me krahë hapur!

Presidentja Vjosa Osmani bëri homazhe te pllaka përkujtimore për hebrenjtë që u zhdukën në kampet e nazistëve

Presidentja Vjosa Osmani në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, bëri homazhe te pllaka përkujtimore për hebrenjtë që u zhdukën në kampet e nazistëve gjatë Holokaustit.

Presidentja Osmani ka thënë se kjo ditë shërben si një kujtesë e mizorive të kryera gjatë një prej periudhave më të errëta të historisë dhe shërben si një thirrje për veprim për të gjithë ne për të kujtuar dhe nderuar viktimat e Holokaustit.

“Nuk duhet të harrojmë asnjëherë mizoritë e së kaluarës dhe duhet të vazhdojmë të qëndrojmë kundër antisemitizmit, urrejtjes dhe racizmit, sot dhe çdo ditë”, ka thënë Presidentja Osmani.

“Është e rëndësishme që t’i kujtojmë edhe veprimet e shqiptarëve gjatë Holokaustit, të cilët mirëpritën refugjatët hebrenj me krahë hapur, duke dëshmuar dhembshurinë dhe humanizmin. Kjo shërben si një kujtesë për fuqinë e mirësisë përballë së keqes”, ka thënë ndër të tjera Presidentja Osmani.

Presidentja Vjosa Osmani në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, bëri homazhe te pllaka përkujtimore për…

Posted by Presidenca e Republikës së Kosovës on Friday, January 27, 2023

Mazniku: Kemi zhvillim të pabarabartë në territor, duhet zgjidhje për bashkitë e vogla

Bashkëkryetari i komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku deklaroi sot se një nga problemet kryesore të evidentuara…

Global 360

Haxhiu shpall 7 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Kosovë

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka shpallur 7 qershorin si.

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Mazniku: Kemi zhvillim të pabarabartë në territor, duhet zgjidhje për bashkitë e vogla

Bashkëkryetari i komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku deklaroi sot se një nga problemet kryesore të evidentuara…