Kuvendi i Shqipërisë, seancë të posaçme plenare në kujtim të viktimave të Holokaustit

Nën kujdesin e kryeparlamentares Lindita Nikolla, u zhvillua seanca në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.


Nën kujdesin e kryetares së Kuvendit znj. Lindita Nikolla, u zhvillua seanca e posaçme plenare, në përkujtim të viktimave të Holokaustit, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

Të pranishëm në këtë seancë ishin edhe Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri znj. Galit Peleg, si edhe Ambasadorë dhe përfaqësues nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasada e Bashkimit Europian dhe Ambasadat e vendeve anëtare të BE-së.

Në fillim të kësaj seance, kryetarja e Kuvendit ftoi të pranishmit për të nderuar Himnin Kombëtare të Shtetit të Izraelit dhe Himin Kombëtar të Shqipërisë.

Në fjalën e saj, znj. Nikolla u shpreh se Shqipëria ka pasur një rol të madh në mbrojtjen e Hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe se në Shqipëri nuk dolën kurrë ligje antihebrenjve, përkundrazi, qytetarët dhe institucionet shqiptare i mbrojtën hebrenjtë, pa dallim besimi fetar, pasurie, territori, orientimi politik, duke shënuar një kohezion kombëtar si rrallë herë në histori.

“Sot Shqipëria është lidershipi rajonal i luftës kundër antisemitizmit. Në tetor 2020 miratuam Rezolutën “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit” dhe organizuam, në bashkëpunim me Lëvizjen Kundër Antisemitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit, Forumin e parë ballkanik kundër antisemitizmit.”, theksoi kryetarja Nikolla.

Seancën e përshëndeti nëpërmjet një letre edhe presidenti i Izraelit, z. Isaac Herzog, si edhe Kryetari i Knesset-it të Izraelit z. Amir Ohana, të cilët vlerësuan rolin e Shqipërisë në mbrojtjen e hebrenjve. Ata shprehën gatishmërinë për të vijuar ndihmën ndaj Shqipërisë në përforcimin e sigurisë kibernetike pas sulmit nga Irani.

Po ashtu, përshëndeti në seancë edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste z. Taulant Balla, ku nënvizoi se Shqipëria ka qenë gjithmonë në krah të hebrenjve dhe u bë vendi i parë që i njohu hebrenjtë. Z. Balla tha se vendi ynë do të jetë gjithmonë i palëkundur për të dënuar dhe kundërshtuar çdo formë anti-semitizmi dhe në çdo lloj forme të manifestimit të tij.

Ndërsa, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike z. Enkelejd Alibeaj, në mesazhin e tij për përkujtimin e viktimave të Holokaustit, vuri në dukje se shqiptarët e njohin mirë dhimbjen e genocidit, dhe se Holokausti është dëshmi e faktit se si një grupim politik, se si një ide e cmendur e veshur me politikë mund të organizohet, mund të ecë, rritet dhe shfaqë veten sikur të jetë normale.

Kryetari i grupit “Aleanca për ndryshim”, z. Fatmir Mediu, në fjalën e tij tha se kjo ditë përkujtimi për viktimat e Holokaustit, duhet të jetë reflektim për të gjithë në mënyrë që të na bëjë më të vlefshëm e njerëzor.

Së fundmi, në emër të qeverisë foli Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, znj. Elisa Spiropali, e cila në fjalën e saj tregoi sakrificat që kanë bërë shqiptarët për të mbrojtur hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore.

“Në vitet 70’-80’, tre mijë hebrenj gjetën strehë në Shqipëri. Hapëm një muze në Berat, po ngremë një në Vlorë dhe një qendër kulturore hebraike në Tiranë, për tu treguar brezave këtë thesar të çmuar, si edhe për të forcuar vetëdijen për veprat më të larta të njerëzimit”,- vuri në dukje znj. Spiropali.

Fjala e plotë në seancën plenare

“Kolege e kolegë deputetë,

Këtë sesion përkujtimor e organizojmë në përkujtim të njerës prej ngjarjeve më të dhimbshme të historisë moderne: Holokaustit.

Gjatë Holokaustit ndodhi e katërta valë e ardhjes së hebrenjve në Shqipëri, pas valëve të shekullit të parë, për t’i shpëtuar skllavërisë në Romë; të shekullit të 15, për t’i shpëtuar inkuizicionit; të shekullit të 17, për t’i shpëtuar përndjekjes prej perandorisë osmane.

Pra, marrëdhëniet mes paraardhësve të shqiptarëve dhe hebrenjve datojnë para më shumë se dymijë vjetësh. Bashkë kemi qenë jo me vite e dekada, por në shekuj e mijëvjeçarë. I jemi gjendur njeri-tjetrit, sidomos në ditë të vështira.

Nëse shpëton një jetë, ke shpëtuar një botë, shkruhet në librat e shenjtë.

Shqipëria në kohë të rënda ka shërbyer si një atdhe rezervë për hebrenjtë, shtëpitë tona si shtëpi rezervë të tyre, besa dhe humanizmi i shqiptarëve si një institucion mbrojtës i tyre prej mizorive.

Ky fakt nuk është njohur vetëm nga ne, as vetëm nga hebrenjtë. Lidhja e Kombeve në vitin 1926 i njohu shtetit shqiptar autoritetin e ligjshëm, si vend i qëndrimit të përkohshëm të hebrenjve.

Në vitin 1935 delegacioni i Kongresit Botëror të Hebrenjve, pasi përfundoi vizitën në Shqipëri, i shkruajti Kongresit se ky vend mund të konsiderohet atdheu ynë rezervë.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë, ku të gjithë hebrenjtë u morën në mbrojtje dhe u shpëtuan. Në vitet e luftës, ndërsa numri i hebrenjve në vende të tjera vinte duke u pakësuar, në Shqipëri erdhi duke u rritur.

Në Shqipëri nuk dolën kurrë ligje antihebreje, përkundrazi, qytetarët dhe institucionet shqiptare i mbrojtën hebrenjtë, pa dallim besimi fetar, pasurie, territori, orientimi politik, duke shënuar një kohezion kombëtar si rrallë herë në histori.

Sot Shqipëria është lidershipi rajonal i luftës kundër antisemtizmit. Në tetor 2020 miratuam Rezolutën “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit” dhe organizuam, në bashkëpunim me Lëvizjen Kundër Antisemitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit, Forumin e parë ballkanik kundër antisemitizmit.

Lufta kundër antisemitizmit nuk mbron vetëm një komb, por është pjesë e projektit të njerëzimit për një botë me mirëqenie, siguri, paqe e drejtësi.

Kuvendi ka një bashkëpunim të shkëlqyer e në rritje me Knesset-in, e cila u konkretizua edhe gjatë vizitës sime në Izrael, në tetor të vitit të kaluar”

Në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit zhvillohet një bisedë mes Monika Stafës dhe Anastas Angjelit

Akademik Angjeli është anëtar i ASHSH dhe i akademisë europiane të Shkencave, Doctor Honoris Causa në disa Universitete botërore.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Fjala është e para!

Na pëlqejnë fjalët e mençura dhe i marrim me vete! Ndaj fjala mbetet e para dhe e fundit si ajri…

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit zhvillohet një bisedë mes Monika Stafës dhe Anastas Angjelit

Akademik Angjeli është anëtar i ASHSH dhe i akademisë europiane të Shkencave, Doctor Honoris Causa në disa Universitete botërore.