
Tag: Ministria e Shendetesise dhe Mirëqënies Sociale
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu ka marrë sot zyrtarisht detyrën, pas betimit në prani të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.
Klodiana Spahiu u betua këtë të premte si ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot shkarkimin e Evis Sala nga detyra e Ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Tre mjekë shqiptarë nga diaspora janë rikthyer në Shqipëri për t’iu bashkuar sistemit shëndetësor, përmes Platformës “Mjekë nga Diaspora”.
Deputetja Klodiana Spahiu ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, dega “Mjekësi e Përgjithshme”
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala njoftoi sot dorëheqjen nga ky post për shkak të angazhimeve ndërkombëtare në fushën e saj të ekspertizës: onkolologji – inteligjencë artificiale – inovacion.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, e shoqëruar nga drejtori i Institutit Kombëtar i Tumoreve, Helidon Nina, vizituan qendrën ditore të kimioterapisë të rikualifikuar, në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka hedhur për konsultim publik projektligjin “Për shërbimet e Kujdesit Social në Republikën e Shqipërisë”, i cili synon krijimin e një kuadri të ri dhe të plotë ligjor për organizimin, financimin, sigurimin dhe ofrimin e shërbimeve të kujdesit social në vend.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala është përzgjedhur ndër 100 gratë më me ndikim në onkologji për vitin 2026 të OncoDaily
Duke nisur nga dita e sotme, trombektomia është një shërbim i disponueshëm për qytetarët në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUNT), një investim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale









