
Tag: Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me kryetarin e bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, drejtorin e Ujitje-Kullimit Nikolin Prendi dhe ekipet e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), inspektuan nga afër situatën në argjinaturën e dëmtuar në Tale, pas dëmtimeve të shkaktuara nga reshjet intensive gjatë natës.
Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhimo Kote, deklaroi sot se projektbuxheti për vitin 2026 përfaqëson nivelin më të lartë të mbështetjes financiare për bujqësinë ndër vite.
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj deklaroi sot se Programi Kombëtar i Parandalimit të Mbetjeve është një nga elementët përmbyllës më të rëndësishëm të Kapitullit 27 të negociatave me BE, që lidhet me mjedisin dhe ndryshimet klimatike, si edhe një shtyllë qendrore e reformës kombëtare për menaxhimin e integruar të mbetjeve.
Situata ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla bëri të ditur sot se për vitin 2026 sektori bujqësor do të përfitojë një financim historik prej 16,3 miliardë lekësh, niveli më i lartë i dhënë ndonjëherë për bujqësinë dhe zhvillimin rural në vend.
Sektori i peshkimit do të mbështetet me një fond prej 580 milionë lekësh në vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 10,1% krahasuar me vitin e kaluar.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ndodhet në Vlorë për të koordinuar në terren masat lidhur me paralajmërimin për reshje me intensitet të lartë, që priten të përfshijnë edhe rajonin jugor pas mesnatës.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është në gatishmëri të plotë për përballimin e pasojave dhe minimizimin e dëmeve nga moti i keq që pritet të përfshijë vendin në 48 orët e ardhshme.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, inspektoi punimet mbrojtëse përgjatë lumit Kalasa në bashkinë Finiq, një prej lumenjve më problematikë në vend për shkak të prurjeve të larta dhe rrezikut të shpeshtë të përmbytjeve.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur sot se Skema Kombëtare e mbështetjes për fermerët në vitin 2026 parashikohet 5,2 miliardë lekë, një rritje prej 16% krahasuar me buxhetin fillestar të vitit 2025









