Gjiknuri: Reforma Zgjedhore po bllokohet nga mungesa e konsensusit, opozita nuk ka sjellë propozime konkrete

Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, tha sot se procesi i reformës po vonohet dhe rrezikon të mos përmbushë objektivat brenda afatit të përcaktuar për shkak të mungesës së konsensusit nga ana e opozitës.

Peleshi: Kuvendi, i angazhuar plotësisht për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot në Kryesinë e Kuvendit ambasadoren e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, e cila i dorëzoi raportin e progresit 2026 për Shqipërinë.

Peleshi vizitë në Çeki, mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në vijim të turit të diplomacisë parlamentare në vendet partnere të Bashkimit Europian, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën Çeke, zhvilloi në Pragë takime me kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit çek, Tomio Okamura, dhe presidentin e Senatit, Miloš Vystrčil.

Mbipopullimi dhe dënimet alternative, komisioni parlamentar monitoron burgjet dhe Shërbimin e Provës

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale zhvilloi dje vizita monitoruese në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale nr. 313 në Tiranë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës.

Kryeparlamentari Peleshi takim me Ambasadoren e Zvicrës

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi një takim me Ambasadoren e re të Zvicrës në Shqipëri, Siri Walt.

Muça: Përditësimi i standardeve të kontrollit portual, hap i rëndësishëm drejt integrimit evropian

Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muça, prezantoi sot në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme projektligjin “Për pranimin e ndryshimeve të përshtatura më 30 maj 2025 të Memorandumit të Mirëkuptimit të Parisit për Kontrollin Shtetëror Portual”, të bërë në Paris më 26 janar 1982, të cilit Shqipëria i është bashkuar me ligjin nr. 9852, datë 26 dhjetor 2007.

Balla: Ligji “Për tubimet” kalon me Akt Normativ, instrumente të reja kundër dhunës

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla bëri të ditur sot se ndryshimet në ligjin “Për tubimet” do të kalojnë me akt normativ nga qeveria për t’u miratuar më pas në Kuvend.

Gonxhja: Ligji për të Drejtën e Autorit, mbron krijuesit shqiptarë

Sot në Kuvend u miratua Ligji për të Drejtën e Autorit.

Malaj: Forcohet siguria e pagesave elektronike dhe kontrolli mbi transaksionet e dyshimta

Ministri i Financave, Petrit Malaj në një reagim në rrjetet sociale e cilësoi miratimin e dy ligjeve si hapa të tjerë konkretë drejt një sistemi financiar më të sigurt, më transparent dhe më pranë standardeve të BE-së

Forcimi i funksioneve parlamentare, Kushi pret delegacionin e IDEA-s

Nënkryetarja e Kuvendit, Evis Kushi, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit, Genci Gjonçaj, pritën në një takim delegacionin e Institutit Ndërkombëtar për Demokracinë dhe Asistencën Zgjedhore (IDEA), të kryesuar nga Kevin Casas Zamora.