
Tag: Ermal Nufi
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi njoftoi sot se vijon me intensitet të lartë operacioni për menaxhimin e vatrës së zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës, në zonën e Runjës, mbi fshatin Borie Lurë.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur sot se droni “Bayraktar” TB2 i Forcës Ajrore përdoret për monitorimin e situatës si gjatë ditës, ashtu edhe gjatë natës.
Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot një takim me pilotët e Forcës Ajrore në Bazën Ajrore të Farkës, në një moment kur efektivët e Forcave të Armatosura janë të angazhuar intensivisht në përballimin e situatave të krijuara nga zjarret gjatë sezonit veror.
Në kuadër të partneritetit me FINCANTIERI, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi zhvilloi një vizitë në divizionin e Anijeve Detare të kompanisë në Muggiano, Itali.
Në Gjenova të Italisë, në Divizionin e Anijeve Detare të kompanisë “FINCANTIERI”, u hodh një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë, me nënshkrimin e Aktit të Themelimit dhe Statutit të shoqërisë “Fincantieri Albania”.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi takim me sportistët elitarë, pjesë e Forcave të Armatosura, ku u diskutua mbi nismën për përfshirjen e tyre në organizimin e klasave sportive si program ekstrakurrikular në strukturat dhe Akademinë e Forcave të Armatosura.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ishte sot i pranishëm në eventin për marrjen në dorëzimin nga Forcat e Armatosura, të 40 mjeteve të para taktike të prodhuara në Shqipëri me standardet e NATO-s nga kompania “Timak Defence”.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, tha se vendimi vjen në zbatim të premtimit të bërë publikisht nga Kryeministri për të vlerësuar punën e forcave të angazhuara në menaxhimin e emergjencave.
Në regjimentin e Operacioneve Speciale (ROS), në Zall Herr u zhvillua ceremonia e përfundimit të kursit “Komando” dhe kursit të “Operatorit të Zbulimit”.









