Shqipëria ratifikon rregullat e pronësisë intelektuale në kuadër të CEFTA-s

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, deklaroi se projektligji për ratifikimin e vendimit të Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s “Për aspektet tregtare të të drejtave të pronësisë intelektuale” synon të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe harmonizimin e legjislacionit vendas me standardet e Bashkimit Evropian në këtë fushë.


Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, deklaroi se projektligji për ratifikimin e vendimit të Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s “Për aspektet tregtare të të drejtave të pronësisë intelektuale” synon të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe harmonizimin e legjislacionit vendas me standardet e Bashkimit Evropian në këtë fushë.

Gjatë diskutimit të projektligjit në Komisionin për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural, Musabelliu theksoi se vendimi krijon një kuadër të përbashkët rajonal për mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale, duke u mbështetur në parimet e mosdiskriminimit dhe të palës më të favorizuar ndërmjet palëve të CEFTA-s.

Sipas tij, vendimi forcon zbatimin e këtyre të drejtave në përputhje me marrëveshjen TRIPS të Organizatës Botërore të Tregtisë dhe standardet e Bashkimit Evropian, veçanërisht në mbrojtjen e sekreteve tregtare. Ai parashikon procedura më efikase dhe në afate të arsyeshme për mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale, përfshirë përdorimin e aplikimeve elektronike.

Musabelliu nënvizoi se projektligji nxit gjithashtu bashkëpunimin dhe ngritjen e kapaciteteve ndërmjet vendeve të CEFTA-s përmes shkëmbimit të informacionit, trajnimeve dhe asistencës teknike, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi më të sigurt ligjor dhe ekonomik për investitorët dhe bizneset.

Sipas zëvendësministrit, miratimi i këtij projektligji e afron Shqipërinë me praktikat më të mira evropiane në fushën e pronësisë intelektuale dhe forcon një sistem më transparent dhe të mbrojtur për zhvillimin e tregut dhe inovacionit.

“Vendimi i Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s synon vendosjen e rregullave të përbashkëta për mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale ndërmjet vendeve anëtare, duke garantuar standarde minimale të unifikuara, parimet e mosdiskriminimit dhe të palës më të favorizuar”, deklaroi ai.

Marrë nga ATSH

Bashkëpunim i ri shkencor mes Shqipërisë dhe Izraelit, firmoset marrëveshja mes dy akademive

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi priti në vizitë zyrtare dyditore një delegacion të Akademisë së Shkencave…

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Bashkëpunim i ri shkencor mes Shqipërisë dhe Izraelit, firmoset marrëveshja mes dy akademive

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi priti në vizitë zyrtare dyditore një delegacion të Akademisë së Shkencave…