Rama: Negociatat me BE-në i mbyllim brenda këtij mandati, s’ka mërgatë qyqesh në Berlin e Bruksel që na ndal

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të PS-së, tha se negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimi Evropian nuk janë ndalur në asnjë moment dhe se procesi po ecën me ritme pozitive.

Rama: “Territorialen” ta nxjerrim nga guacka e komisionit, të adresojmë rekomandimet e OSBE-ODIHR

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të Partia Socialiste theksoi rëndësinë e reformës administrative territoriale, depolitizimit të administratës zgjedhore dhe forcimit të teknologjisë së Kuvendit.

Rama: Asnjë kryetar bashkie nuk rikandidon pa 10 kontrata për “Paketën e Maleve”

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste paralajmëroi sot se asnjë kryetar bashkie nuk do të marrë miratimin për të rikandiduar nëse nuk ka firmosur 10 kontrata në kaudër të “Paketës së Maleve” dhe tre ndërmarrje të përbashkëta bujqësore.

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”, program i ri për financimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste bëri të ditur sot se sipërmarrjet e vogla dhe të mesme do të financohen nga shteti për të dyfishuar biznesin e tyre përmes programit “Dyfisho ndërmarrjen tënde”.

Rama: Entitet shtetëror me dy komponentë të rinj për monitorimin e tregut të naftës

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se funksionet e entitetit shtetëror në fushën e naftës do të jenë garantimi i rezervës shtetërore dhe monitorimi i vazhdueshëm i tregut.

Rama: Vëmë në lëvizje Bordin e Transparencës, ulje me 20% e akcizës së naftës kur tejkalohet tavani 220 lekë

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot ringritjen e Bordit të Transparencës, në kuadër të masave të marra nga qeveria për përballimin e rritjes së çmimit të naftës, si rezultat i situatës në Lindjen e Mesme.

Festivali Kombëtar i Shkencës, 107 projekte nga nxënësit e gjimnazeve të Tiranës

Kryeministri Edi Rama, i cilësoi punimet pjesëmarrëse të gjimnazistëve të Tiranës, si një konstelacion kreativiteti dhe pasioni për shkencën.

Rama uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin

Besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe mbarë botën festojnë sot Fitër Bajramin.

Rama uron besimtarët myslimanë: Le të hyjmë në festën e Bajramit me çdo të mirë për ju dhe familjet tuaja

Për të gjithë myslimanë anembanë botës, nata e fundit e agjërimit shënon përmbylljen e një udhëtimi shpirtëror 30-ditor. Pas një muaji të tërë përkushtimi, sakrifice dhe reflektimi shpirtëror, kjo natë vjen si moment shumë i veçantë për çdo besimtar.

Rama: Bajpasi i Shëngjinit, me rëndësi për ekonominë dhe turizmin në Lezhë

Bajpasi i Shëngjinit, një aks me rëndësi për zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë dhe turizmit në Lezhë pritet të përfundojë verën e vitit të ardhshëm.