Prezantohet projekti për rivitalizimin e Kalasë së Elbasanit, Gonxhja: Rikthejmë identitetin historik dhe rolin në jetën e qytetit

Në ceremoninë e prezantimit morën pjesë Kryeministri Edi Rama, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, si dhe përfaqësues të Albanian-American Development Foundation.

Gonxhja takim me presidentin e Bienales së Venecias: Forcim i partneritetit kulturor mes Shqipërisë dhe Italisë

Në kuadër të Bienales së Venecias, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim strategjik me presidentin e Bienales së Venecias, Pietrangelo Buttafuoco

Artistë shqiptarë dhe amerikanë koncert në Tiranë, Gonxhja: Fuqia bashkuese e muzikës

Tirana mirëpriti mbrëmjen artistike “Battle of the Bands”, të organizuar në kuadër të Javës Kulturore Amerikane, e cila bëri bashkë në skenë artistë shqiptarë dhe amerikanë në një atmosferë energjie dhe bashkëpunimi kulturor.

Gonxhja në pavijonin shqiptar të Bienales së 61-të Ndërkombëtare të Venecias

Pavijoni Kombëtar i Shqipërisë u inaugurua sot në edicionin e 61-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në La Biennale di Venezia, me prezantimin e veprës “A Place in the Sun” nga artisti Genti Korini, kuruar nga Małgorzata Ludwisiak.

Gonxhja për revistën “The Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja në intervistën e dhënë për revistën malazeze “The Collection”, ndau vizionin mbi rolin strategjik të turizmit në zhvillimin ekonomik dhe ndërkombëtarizimin e Shqipërisë.

Dollia, Qeleshja, Festivali Folklorik i Gjirokastrës dhe Moti i Madh, drejt UNESCO-s

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për vijimin e procesit të përgatitjes së paketës së dytë të dosjeve për elementët shqiptare për nominim në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe Regjistrin e praktikave të mira të ruajtjes të UNESCO.

Fitoi dy medalje bronzi, Gonxhja: Carja, emër premtues i peshëngritjes botërore

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja reagoi pas fitores së Carjas, duke e konsideruar atë si një nga emrat më premtues të peshëngritjes botërore.

Shqipëria në Eurovision me “Nan”, Gonxhja: Mbështetje për përfaqësimin artistik

Shqipëria do të përfaqësohet në Eurovision Song Contest 2026 me këngën “Nan”, të cilën e risolli në tingujt e pianos artisti Alis ndërsa përgatitet për garën e madhe.

Elita e padelit botëror në Tiranë, Gonxhja: Shqipëria, konkurruese në arenën sportive ndërkombëtare

Shqipëria do të mirëpresë elitën e padelit botëror me turneun “FIP Platinum Albania 2026”, i cili do të zhvillohet në Tiranë, në datat 26-30 maj, në sheshin “Skënderbej”.

Gonxhja: Muzeu Arkeologjik i Durrësit me 3200 artefakte në pavijone të rikonceptuara

Në fjalën e tij në ceremoninë e inaugurimit të Muzeut Arkeologjik të Durrësit, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha se Durrësi është dëshmia më e madhe e të shkuarës së lavdishme, por edhe i një të ardhmeje që mëson nga e kaluara.