Ibrahimaj: Bizneset aplikim online për financim përmes skemës së garancisë shtetërore

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj njoftoi se procesi kryhet tërësisht elektronikisht, përmes identifikimit të subjektit si biznes në “e-Albania”

QKB: 1200 biznese të reja në gusht, 9200 aplikime

Qendra Kombëtare e Biznesit njoftoi se numri i bizneseve të reja të regjistruara në muajin gusht arriti në 1200, ndërsa në total u përpunuan 9200 aplikime.

Rama thirrje supermarketeve: Transparencë me çmimet, mos fitoni pa të drejtë në kurriz të konsumatorit

Kryeministri Edi Rama u bëri sot thirrje përfaqësuesve të supermarketeve në vend që të mos fitojnë pa të drejtë në kurriz të konsumatorit.

Shqipëria prezanton potencialin e sipërmarrjes në MOS 2026 në Slloveni

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), së bashku me tetë kompani shqiptare, po përfaqëson vendin në pavijonin kombëtar, ku sipërmarrjet shqiptare prezantojnë produktet, shërbimet dhe mundësitë për bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë.

Kredia për sektorin privat u rrit 14.3%, arrin në nivelin 35% të PBB-së

Të dhënat u bënë publike gjatë takimit të punës nën kujdesin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, me drejtorët e përgjithshëm të bankave tregtare, ku mori pjesë edhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.

Malaj: 841 milionë lekë më shumë mbështetje për qytetarët falë rritjes ekonomike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi se rritja ekonomike po shoqërohet me rritje të mbështetjes financiare për qytetarët, duke iu referuar shifrave të buxhetit të shtetit për 7-mujorin e parë të vitit.

Sula: Kontrollet do të bazohen në risk, inspektorët me kamera inteligjente

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, gjatë takimit me përfaqësues të shoqatave të biznesit, bëri thirrje që qytetarët të denoncojnë problematikat dhe rastet e abuzimit.

TIA investon 2 milionë euro, 46 mjete të reja për operimet në pistë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet për modernizimin e operimeve në pistë, duke shtuar 46 mjete të reja me një vlerë totale prej 2 milionë eurosh.

Banka e Shqipërisë – UNDP: Edukim financiar, me fokus rritjen e aksesit në financim për SME-të

Forcimi i bashkëpunimit në financat e gjelbra, edukimin financiar dhe digjital, sistemet e pagesave dhe mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme ishte në fokus të takimit të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, me Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Shqipëri, Randi Davis.

Ibrahimaj: Vijojmë me subvencionet për transportin publik, jo rikthimit të Bordit të Transparencës

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se qeveria po ndjek situatën e çmimeve të naftës, ndërsa përjashtoi ndërhyrjet afatgjata përmes mekanizmave si Bordi i Transparencës.