Shqipëria U-17 fiton miqësoren ndaj Letonisë, kuqezinjtë triumfojnë 2-0

Shqipëria U-17 fitoi ndeshjen e dytë miqësore kundër Letonisë në “Shtëpinë e Futbollit”. Kuqezinjtë e vegjël, të drejtuar nga trajneri Armand Dama, triumfuan me rezultatin 2-0.

Koordinimi për Euro U-21 dhe ligji i sponsorizimeve, Gonxhja takim me Dukën

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi takim me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) Armand Duka, të cilin e uroi për mandatin e ri.

Gjimshiti: Skuadra është gati për të bërë realitet ëndrrën e madhe të Botërorit

Kapiteni i Kombëtares kuqezi Berat Gjimshiti doli sot në konferencë para medieve së bashku me trajnerin Silvinjo, në vigjilje të ndeshjes së play-off-it përballë Polonisë, që luhet ditën e nesërme.

Silvinjo para “play-off”-it me Poloninë: Në 90 minuta mund të ndodhë çdo gjë

Shqipëria luan nesër ndeshjen e fazës “play-off” të Kupës së Botës ndaj Polonisë në Varshavë.

Përgatitjet për “Euro 2027”, FSHF inspekton infrastrukturën sportive në Shkodër

Një delegacion i Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilloi një vizitë zyrtare në Bashkinë Shkodër, ku Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku u prit në takim nga Kryetari i Bashkisë Benet Beci

Faza play off e Kupës së Botës, Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit”

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot grumbullimin në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e fazës play.

Presidenti i KOKSH takim me Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Rinisë

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, priti në një takim në zyrën e tij Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Sara Bodo.

Gonxhja: Dialog me federatat olimpike për zhvillimin dhe financimin e sportit

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se gjatë këtij takimi u zhvillua një dialog i drejtpërdrejtë mbi sfidat aktuale dhe prioritetet strategjike për zhvillimin e sportit në vend.

“Ekipet Sportive në Shkolla”, Rama: 608 ekipe në garë për kupën e finales

Kampionati i ndeshjeve për edicionin IV të projektit “Ekipet Sportive në Shkolla”, një nismë që synon nxitjen e aktivitetit fizik dhe promovimin e sportit në sistemin arsimor parauniversitar, ka nisur tashmë zyrtarisht.

KOKSH forcon bashkëpunimin ndërkombëtar për zhvillimin e Taekwondo-së

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli, priti në një takim zyrtar mjeshtrin themelues të Taekwondo-së në Shqipëri, Kim Yong Ki.