
Category: Sport
Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli, priti në një takim zyrtar gjyqtarin olimpik dhe këshilltarin global për investimet sportive, Eng. Almohanad Alzooaabe, me të cilin diskutoi mbi projektin “Tirana Olympic City”, të cilësuar si një nga nismat më ambicioze për zhvillimin e infrastrukturës sportive në Shqipëri.
Federata Shqiptare e Futbollit vlerëson se organizimi i eventeve ndërkombëtare sportive ka ndikim të drejtpërdrejtë në promovimin e Shqipërisë, zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë, duke sjellë si shembull finalen e UEFA Europa Conference League 2022 në Tiranë.
Në Pogradec është zhvilluar edicioni i parë i aktivitetit sportiv ndërkombëtar “Triathlon Pogradec 2026”, i cili solli në brigjet e Liqenit të Ohrit sportistë nga vende të ndryshme, duke përfshirë gara në not, çiklizëm dhe vrap.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja përcolli imazhet e ekipit tonë, me medaljet dhe flamurin kombëtar dhe e cilësoi këtë arritje si një rezultat historik.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjete sociale pamjet nga puna që po kryhet për transformimin e këtij stadiumi.
Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në cilësinë e Zv.presidentit të UEFA-s, mori pjesë në Asamblenë e Jashtëzakonshme Zgjedhore të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), ku Giovanni Malagò u zgjodh presidenti i ri i futbollit italian.
Kombëtarja shqiptare vazhdon të mbetet pika më e fortë e identifikimit dhe krenarisë për tifozët në vend. Kjo konfirmohet nga raporti “UEFA Grow Market Research”, i realizuar nga UEFA në bashkëpunim me agjencinë Nielsen, i cili evidenton nivelin e lartë të interesit dhe perceptimit pozitiv ndaj ekipeve kombëtare shqiptare
Kombëtarja shqiptare vazhdon të forcojë lidhjen me tifozët kuqezi, duke u kthyer në simbolin kryesor të identifikimit sportiv për shqiptarët. Këtë e konfirmojnë edhe gjetjet e raportit “UEFA Grow Market Research”, i realizuar nga UEFA në bashkëpunim me agjencinë prestigjioze Nielsen.
Pas shortit të hedhur në selinë e UEFA-s, anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Anila Basha, vlerësoi arritjen e ekipit kuqezi, duke e cilësuar kualifikimin në play-off si një moment krenarie për gjithë futbollin shqiptar.
Edicioni ndërkombëtar i notit “Teuta Cup 2026”, i organizuar në Durrës fundjavën e kaluar, mblodhi qindra sportistë nga vende të ndryshme të rajonit dhe Evropës.









