Digjitalizim i kartelës mjekësore të pacientëve në QSUNT

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka nisur zbatimin për herë të parë të kartelës digjitale të pacientit në pavijonin e Neuroshkencës, në kuadër të procesit të digjitalizimit të shërbimeve shëndetësore.

Rama: Frekuentim mbresëlënës nga qytetarët në platformën “Fol me Kryeministrin”

Platforma “Fol me Kryeministrin” shërben si një urë funksionale komunikimi në 24 orë, ku një skuadër e dedikuar garanton shkëmbimin e informacionit mes qytetarëve dhe institucioneve.

Mazniku: Transferta për pushtetin vendor 49 miliardë lekë në 2027-ën, 4% më e lartë se këtë vit

Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, deputeti i Partisë Socialiste, Arbjan Mazniku, deklaroi sot se projektbuxheti i vitit 2027 parashikon 150 milionë euro në dispozicion të qytetarëve përmes lehtësimit të taksave dhe skemave të mbështetjes sociale.

Kuvendi miraton në parim me 80 vota projektbuxhetin 2027

Kuvendi, pak pas mesnate, miratoi në parim me 80 vota projektbuxhetin për vitin 2027, i cili synon rritje ekonomike të qëndrueshme, shpërndarje të mirëqenies për qytetarët, si dhe mbrojtjen e kategorive sociale.

Elbasani nis programin “CliMobility City Lab” për hapësira publike më të gjelbra

Programi i Bashkisë Elbasan në bashkëpunim me GIZ Albania dhe ALBICT, parashikon ndërhyrje në pesë zona pilot

Kumbaro: 67,95 miliardë lekë buxhet për Arsimin në 2027, zgjerohet mbështetja financiare për studentët

Ministria e Arsimit do të administrojë për vitin 2027 një buxhet prej 67,95 miliardë lekësh, ose rreth 748 milionë euro, me një rritje prej 4,8% krahasuar me buxhetin e miratuar një vit më parë.

Ibrahimaj: Dyfishohen shtesat mujore për pensionistët, 24 miliardë lekë për rritjen e të ardhurave

Duke prezantuar prioritetet e buxhetit të MEI, Ibrahimaj deklaroi se politikat ekonomike dhe fiskale synojnë që rritja ekonomike të përkthehet drejtpërdrejt në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve

Demo: Ministria e Brendshme 40 miliardë lekë në 2027-ën

Buxheti i Ministrisë së Brendshme për vitin 2027 do të arrijë në rreth 40 miliardë lekë, me një rritje prej 12% krahasuar me një vit më parë.

Buxheti për Shëndetësinë 87,2 miliardë lekë, financim për rehabilitimin e mbi 20 spitaleve

Ministri i Financave, Petrit Malaj gjatë prezantimit të buxhetit 2027 deklaroi se shpenzimet për sektorin e shëndetësisë parashikohen në 87,2 miliardë lekë, me një rritje prej 6 miliardë lekësh krahasuar me financimin aktual.

Investimet publike për vitin 2027 parashikohen në 200.3 miliardë lekë

Investimet publike për vitin 2027 parashikohen të arrijnë në 200.3 miliardë lekë, ose 6.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), duke mbështetur projekte të rëndësishme në infrastrukturë, shërbime publike dhe zhvillim ekonomik.