Klosi: Spiropali dhe Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e forumeve të PS-së

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi reagoi sot në rrjetet sociale pas raportimeve në media se Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca nuk u përjashtuan nga partia, duke i cilësuar ato si lajm të rremë.

Koçiu: Nga Tirana nis fitorja e PS-së drejt objektivit “Shqipëria 2030” në BE

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu shprehu sot mirënjohjen për kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, për besimin e dhënë për të qenë bashkëkryetare e PS-së në Tiranë, së bashku me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo.

Rama: KE rekomandoi përgatitjet për hartimin e traktatit të anëtarësimit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar I Partisë Socialiste, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama solli në vëmendje momentin historik ku ndodhet vendi në raport me procesin e anëtarësimit në BE.

Kallas vlerëson përparimin e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së: Janë pranë finishit, zgjerimi të bazohet në merita

Shefja e diplomacisë europiane, Kaja Kallas vlerësoi përparimin e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt anëtarësimit në BE, duke theksuar se Podgorica është pranë përfundimit të procesit, sipas “France24”.

Pagesat me kartë nga janari 2027, Ibrahimaj: Kufizohen komisionet ndërbankare, përgjysmohen kostot për tregtarët

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në një videomesazh sot, bëri të ditur se ligji i ri përcakton kufizimin e komisionit ndërbankar në 0,2% për kartat e debitit dhe 0,3% për kartat e kreditit, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian.

FSHZH, fokus tek investimet strategjike dhe zhvillimi rajonal, në mbledhjen e Këshillit Drejtues

Në takim morën pjesë zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zv.ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Olta Manjani

Shqipëria në rrugën drejt BE-së, studimi i Parlamentit Evropian evidenton arritjet dhe sfidat e Shqipërisë

Shqipëria renditet ndër dy vendet e Ballkanit Perëndimor që kanë shënuar përparimin më të madh në procesin e integrimit europian.

Gonxhja: 72% e buxhetit të MTKS shkon për artin dhe kulturën, synojmë model të ri menaxhimi në Bylis

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se 72% e buxhetit të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit për vitin 2027 do t’i dedikohet artit, kulturës dhe trashëgimisë, me fokus të veçantë ndërhyrjet për restaurimin, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e kalave, muzeve, siteve arkeologjike dhe monumenteve të kulturës.

Gjykata Kushtetuese, plan strategjik për periudhën 2027–2029 me mbështetjen e OSBE-së dhe KAS

Gjykata Kushtetuese ka nisur hartimin e Planit Strategjik të Veprimit për periudhën 2027–2029, me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri dhe Fondacionit Konrad Adenauer (KAS).

AKSK paralajmëron për mashtrime online pas problemeve me Outlook, Teams dhe Azure

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike informon se në disa rajone po konstatohen probleme me aksesin dhe funksionimin e shërbimeve Outlook, Teams dhe Azure.