
Category: Ditari
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar një skemë lehtësuese për biznesin e madh, që synon ristrukturimin e detyrimeve të prapambetura për energjinë elektrike.
Ministria e Drejtësisë bëri me dije se ka një rritje të zbatimeve të vendimeve gjyqësore gjatë vitit 2026, duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ku në rendin e ditës parashikohen 3 interpelanca të kërkuar nga deputetët e opozitës.
Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilloi një takim me shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Washington DC.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti në një takim studentin Mevlan Ademi nga Maqedonia e Veriut, me të cilin zhvilloi një bisedë mbi të drejtat gjuhësore dhe angazhimin qytetar të të rinjve.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, deklaroi se siguria përbën “pasaportën” e institucionit që ai drejton për miliona turistë dhe vizitorë që zgjedhin Shqipërinë.
Në zyrat e delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri u zhvillua një diskutim i hapur mes ambasadorëve të shteteve anëtare të BE-së dhe përfaqësuesve të Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, zhvilloi në Bruksel takim me komisionerin Oliver Varhelyi.
Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë nesër një takim zyrtar në Romë me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, në ambientet e Pallatit Chigi.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, zhvilloi sot në Zagreb takim me ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anušić, gjatë të cilit u theksua forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dypalësh në kuadër të aleancës së NATO-s.









