Përfundon procesi dyvjeçar i rivlerësimit të Monumenteve të Natyrës

Në një postim në rrjetet sociale, ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, theksoi se pas një pune kolosale dyvjeçare ka përfunduar, në të gjithë Shqipërinë


Pas dy vitesh pune në terren dhe vlerësimi të detajuar, ka përfunduar procesi i rishikimit dhe rivlerësimit të Monumenteve të Natyrës në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, theksoi se pas një pune kolosale dyvjeçare ka përfunduar, në të gjithë Shqipërinë, një proces i gjerë i realizuar në zbatim të ligjit për zonat e mbrojtura, i cili ka angazhuar ekspertë të fushës, administratat rajonale, pushtetin vendor dhe komunitetet lokale.

“Për çdo monument është punuar në terren, është vlerësuar gjendja e tij dhe vlerat natyrore, si dhe janë zhvilluar diskutime publike për secilën nga zonat. Falë një pune të mirë të organizuar nga AKZM-ja dhe ekipet e saj në terren, dokumentacioni i plotë është depozituar në Ministrinë e Mjedisit për vijimin e procedurave të tjera ligjore”, tha Jaupaj.

Sipas tij, ky është një hap i rëndësishëm për t’u garantuar Monumenteve tona të Natyrës mbrojtje më të qartë dhe menaxhim më të mirë.

“Procesi është zhvilluar në zbatim të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit, me synim evidentimin dhe vlerësimin e gjendjes së këtyre vlerave të veçanta natyrore. Procesi ka synuar evidentimin dhe vlerësimin e gjendjes së këtyre vlerave të veçanta natyrore, përditësimin e të dhënave dhe identifikimin e nevojave për mbrojtje dhe menaxhim të qëndrueshëm”, tha Jaupaj.

Jaupaj u shpreh se “Monumentet e Natyrës janë pjesë e rëndësishme e trashëgimisë natyrore të Shqipërisë. Përfundimi i këtij procesi përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të mbrojtjes së tyre dhe ruajtjes së këtyre pasurive për brezat e ardhshëm”.
Ky proces kishte si synim që rrjeti i Monumenteve të Natyrës të pasqyrojë më mirë larminë e pasur natyrore të Shqipërisë dhe të krijojë një bazë më të plotë për ruajtjen, monitorimin dhe menaxhimin e tyre në të ardhmen.
Monumentet e natyrës janë objekte të natyrës së gjallë dhe jo të gjallë apo hapësira që përmbajnë një ose disa karakteristika me vlera të veçanta: shkencore, ekologjike, kulturore, didaktike, estetike dhe/ose fetare.
Këto vlera janë të lidhura me specifikën e veprimit të faktorëve dhe ligjeve natyrore. Pikërisht kjo specifikë ka kushtëzuar dallimin shumë të qartë të tyre nga objektet e tjera natyrore. Monumentet e natyres janë objekte te natyrës së gjallë dhe jo të gjallë.

Objekte të natyrës së gjallë janë drurë dhe grupe drurësh me moshë të hershme, përmasa të mëdha apo forma të veçanta të kurorës e të trungut të tyre dhe me vlera të veçanta estetike e dekorative; habitate dhe biotope deri në 50 ha të specieve endemike, relikte, të rralla dhe në rrezik zhdukjeje.

Objektet e natyrës jo të gjallë (gjeomonumente) grupohen në funksion të origjinës dhe karakterit: gjeologjike (thyerje tektonike të dukshme, zhveshjet unikale, fosile paleontologjike, etj); gjeomorfologjike (gurë me forma të çuditshme, dolina, hinka, kanione, shpella me mrekullitë nëntokësore, gryka depërtuese, faleza, ishuj karakteristikë, etj) dhe hidrografike (burime e liqene karstike, burime termominerare, liqene akullnajore, ujëvara, ligatina, etj).

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha në Dublin: Shqipëria në fazë vendimtare të rrugës drejt BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në takimin informal të Ministrave për Çështjet Evropiane, organizuar…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha në Dublin: Shqipëria në fazë vendimtare të rrugës drejt BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në takimin informal të Ministrave për Çështjet Evropiane, organizuar…