
Category: Ditari
Sot, në Ditën e shënuar të Mësuesit, Presidenti Bajram Begaj bëri bashkë në një pritje mësues shqiptarë nga të gjitha trevat dhe nga diaspora, në një ceremoni kushtuar kontributit të tyre kombëtar për ruajtjen, përcjelljen dhe trashëgiminë e gjuhës shqipe.
I shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, kryeministri Rama pa nga afër punimet që po kryhen në këtë aks, ndërsa ritheksoi faktin se rrëshqitja e rrugës ndodhi për arsye gjeologjike.
Një delegacion me deputete të Kuvendit, i kryesuar nga zëvendëskryetarja Klodiana Spahiu, po zhvillon një vizitë dyditore në Itali.
Ambasadorja Monika Zach dhe Atasheu për Çështje Sociale Harald Breza-Fugger u takuan me ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro uroi sot mësuesit me rastin e 7 Marsit, duke shprehur mirënjohjen për punën e tyre të palodhur, për durimin, për dashurinë dhe për besimin që i japin çdo ditë brezit të ri.
I pranishëm në premierën e filmit ishte edhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili e cilësoi filmin si një dëshmi të rëndësishme të vlerave shqiptare.
Kryeministri Edi Rama uroi sot festën e 7 Marsit, Ditën e Mësuesit, duke ndarë një mesazh të veçantë së bashku me fëmijë shqiptarë nga Manastir.
Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e rregullave, kritereve dhe masës së kompensimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për punëdhënësit, si pasojë e rritjes së pagës minimale.
Me rastin e Ditës së Mësuesit dhe Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kuvendi i Shqipërisë organizoi një “Ditë të Hapur” në ambientet e sallës së seancave plenare, duke mirëpritur nxënës, mësues dhe qytetarë që patën mundësinë të njihen nga afër me institucionin dhe rolin e tij në jetën demokratike të vendit.
Në Ditën Ndërkombëtare të Grave, UN Women në Shqipëri thekson rëndësinë e garantimit që gratë dhe vajzat të kenë akses të plotë në drejtësi dhe mbrojtje ligjore.









