
Category: Turist
Tashmë drejt Stambollit ka tre shoqëri që ofrojnë fluturime, Turkish Airlines, Ajet, degë e Turkish dhe Pegasus.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot në ITB Berlin, i cili këtë vit shënon edhe 60-vjetorin, Shqipëria do të prezantohet me një axhendë të pasur dhe një stendë të ideuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit”.
Gati 1,2 milionë persona hynë në Shqipëri gjatë muajit janar të këtij viti, 3,3% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke konfirmuar një rritje të lëvizjeve drejt vendit në nisje të 2026-s.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga lumi Vjosa, ku turistë vendas dhe të huaj zhvillojnë aventura me kayak në një prej zonave më të bukura natyrore të vendit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Shiroka, ku qytetarë dhe turistë të ndryshëm kanë shijuar këtë të shtunë të ngrohtë dhe plot diell, pas ditëve me temperatura të ulëta dhe reshje shiu.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja mori pjesë sot në aktivitetin e MUSIAD Albania “Shqipëria Turistike, destinacion 12-mujor”, një platformë e rëndësishme për promovimin e potencialit turistik të vendit tonë.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja takoi sot përfaqësues të Shoqatës së Agroturizmit, me të cilët diskutoi mbi zhvillimet e sektorit, sfidat dhe mundësitë për rritjen e mëtejshme të agroturizmit në Shqipëri.
Panairi “Albania Fair Tourism” i çelur dje në Tiranë ka në qendër rëndësinë e eventeve që bashkojnë institucionet publike, sektorin privat dhe partnerët ndërkombëtarë për të forcuar bashkëpunimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi sot një takim me një grup përfaqësuesish të Bankës Botërore.
“Ujëra të kristalta që të rrëmbejnë, shkëmbinj të lartë, natyrë e paprekur: Ajo që ju pret në lumin e Shalës në veri të Shqipërisë konkurron edhe Tajlandën”, shkruan agjencia gjermane e udhëtimeve “Reise Reporter”, duke e konsideruar atë një “perlë të natyrës europiane”.









