
Category: Turist
Zëvendësministrja e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Marinela Prifti, mori pjesë në Kongresin e 13-të Botëror të Turizmit Malor dhe të Mirëqenies të mbajtur në Andorrë, ku zhvilloi takime të rëndësishme me aktorë kyç të turizmit ndërkombëtar.
Shqipëria dhe Greqia kanë hapur një kapitull të ri në bashkëpunimin turistik me nënshkrimin e një marrëveshjeje 5-vjeçare bashkëpunimi midis Unionit Turistik Shqiptar (ATU) dhe Federatës së Shoqatave të Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike të Greqisë (FedHATTA)
Bashkia Lezhë, së bashku me një numër të konsiderueshëm operatorësh turistikë të zonës, po marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Poloni, një event që zhvillohet për katër ditë radhazi dhe mbledh aktorët më të rëndësishëm të industrisë së turizmit.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja deklaroi se Shqipëria synon të zhvillojë turizëm gjithëvjetor, duke ofruar diversitet të lartë në turizmin natyror, kulturor, historik, aventurë, traditë, kulinari e më gjerë.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot se Butrinti po afirmohet si një destinacion me vlerë të shtuar në arenën ndërkombëtare.
Kryeministri Edi Rama ndau sot momente nga energjia e aventurës në Drinin e Zi, ku skuadra “Rafting Dibra” zbulon për të apasionuarit eksperienca të rralla.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale, pamje nga grupe fëmijësh dhe të rinj në muzetë dhe sitet arkeologjike të Shkodrës, që duket se kanë zgjuar interes të lartë për t’u vizituar nga çdo moshë.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u shpreh sot se flukset e turizmit dhe rezervimeve në kontekstin e konfliktit në Lindjen e Mesme, kanë çuar në riadresimin e ofertës në treg dhe eliminimin e pasojave të situatës.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja thekson se këto të dhëna dëshmojnë se Shqipëria nuk është më vetëm destinacion veror.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ndau sot në rrjetet sociale, pamje nga Pazari i Krujës, plot me turistë nga e gjithë bota.









