76.7 miliardë lekë për Mbrojtjen në vitin 2027, financimi arrin në 2.61% të PBB-së

Shpenzimet buxhetore për Ministrinë e Mbrojtjes në vitin 2027 parashikohen në 76.7 miliardë lekë, ose 2.61% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), me një rritje prej 7 miliardë lekësh krahasuar me financimin aktual.

Miratimi nga DASH i dy sistemeve të artilerisë raketore M142 HIMARS, Nufi: Forcojmë mbrojtjen e vendit dhe kontributin në NATO

Shqipëria ka kërkuar të pajiset me dy sisteme të artilerisë raketore M142 HIMARS, ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme dhe ka njoftuar Kongresin amerikan.

Nufi: Shqipëria mbështet me vendosmëri anëtarësimin e Kosovës në NATO

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi u takua sot me homologun e Kosovës, Ejup Maqedonci, në Selinë e NATO-s në Bruksel, në prag të zhvillimit të Takimit të 37-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës (UDCG).

Nufi: 250 vende të reja për ushtarë dhe detarë aktivë në Forcat e Armatosura

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi bëri të ditur se në qytete të ndryshme të vendit po vijojnë “Ditët e Hapura”, në kuadër të fushatës së rekrutimit

Nufi: Vlerësim i kapaciteteve të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura, sipas standardeve të NATO-s

Në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”, po zhvillohet procesi i vlerësimit të grupit të detyrës tokësore të operacioneve speciale (SOLTG), një kapacitet i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, i deklaruar në NATO.

Rama: Buxheti 2027 mbështet modernizimin e FA-së dhe forcimin e sigurisë kombëtare

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se me buxhetin e vitit 2027-të për mbrojtjen vijon modernizimi i Forcave të Armatosura, si dhe forcohet siguria kombëtare dhe përmbushen angazhimet në kuadër të NATO-s dhe aleatëve strategjik.

Nufi: Buxheti i Mbrojtjes drejt objektivave të NATO-s, 2,9% e PBB-së në vitin 2029

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi prezantoi sot projektbuxhetin e vitit 2027

Shqipëria forcon bashkëpunimin rajonal në kërkim-shpëtimin aeronautik

Forcimi i bashkëpunimit rajonal në fushën e kërkim-shpëtimit aeronautik dhe koordinimi i operacioneve ndërkufitare ishin në fokus të takimit të dytë për vitin 2026 të Komitetit Këshillues Rajonal të Kërkim-Shpëtimit Aeronautik (RASARAC), të organizuar nga Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit (QKKSH).

Nufi: Po ndërtojmë industrinë ushtarake shqiptare, synojmë kapacitete prodhuese sipas standardeve të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi deklaroi se përmes shoqërisë shtetërore KAYO janë konkretizuar gjashtë bashkëpunime tregtare dhe ka nisur montimi në Shqipëri i mjeteve të fortifikuara.

Nufi: AAT nuk ka nisur prodhimin e armëve në Shqipëri

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, reagoi sot ndaj një materiali të emisionit “Plug” në “Syri TV”, që ngre pretendime për trafik armësh lidhur me projektin e kompanisë AAT.