Begaj dekreton ligjin për ndarjen e re territoriale, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Shqipëri, i cili parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61, në 46.

Balla: Investim 8 milionë euro për furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit dhe fshatrave të Vorës

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, ishte sot në Vorë ku së bashku me kryetarin e Bashkisë, Blerim Shera, inspektoi ecurinë e punimeve për rrjetin e ri të ujësjellësit dhe rezervuarin e shpërndarjes.

Mbi një milion turistë në 10 muaj në Berat, vjeshta sjell ture degustimi të verës

Berati është qyteti që mund të vizitohet në çdo stinë të vitit.

Ambasadorja e BE-së viziton Elbasanin: Pasuritë e konfiskuara nga krimi kthehen në mundësi për gratë

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, zhvilloi një vizitë në Elbasan, ku u njoh me nisma për fuqizimin ekonomik të grave, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe rolin e bashkisë në procesin e integrimit europian të vendit.

Roskoveci mirëpret përfaqësues të autoriteteve vendore nga BE-ja dhe Mesdheu

Bashkia e Roskovecit mirëpriti përfaqësues të autoriteteve vendore dhe rajonale nga vendet e Bashkimit Evropian dhe rajoni i Mesdheut, në kuadër të vizitës së tyre pas sesionit të 17-të të Asamblesë Rajonale dhe Vendore Euro-Mesdhetare (ARLEM), të zhvilluar në Tiranë.

Hyrja e Shkodrës po transformohet, pamje e re për qytetin

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga punimet për transformimin e hyrjes së qytetit të Shkodrës, ku projekti parashikon krijimin e hapësirave të reja rekreative, shëtitoreve, urave këmbësore dhe zonave të gjelbra.

Java Evropiane e Demokracisë Lokale, 135 organizata dhe partnerë ndërkombëtarë bëhen pjesë e diskutimeve në Elbasan

Elbasani mirëpret për herë të parë Javën Evropiane të Demokracisë Lokale në një aktivitet të përmasave të mëdha, me pjesëmarrjen e 135 organizatave nga Shqipëria, vendet evropiane dhe vendet e asociuara me Bashkimin Evropian, si dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Koçiu: 26 përfitues nga Paketa e Maleve në Gjinar, hapi drejt një kapitulli të ri për turizmin

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka vlerësuar potencialin turistik dhe ekonomik të Gjinarit (Elbasan), duke theksuar se Paketa e Maleve përbën një mundësi të rëndësishme për zhvillimin e zonës, krijimin e bizneseve të reja dhe rritjen e numrit të vizitorëve.

Shqipëria mirëpret për herë të parë ARLEM-in, Bufi: Mundësi të reja për bashkitë në rrugën drejt BE-së

Shqipëria do të mirëpresë për herë të parë Asamblenë Rajonale dhe Lokale Euro-Mesdhetare (ARLEM), një forum që synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve vendore dhe rajonale të vendeve të Bashkimit Evropian dhe partnerëve të Mesdheut Jugor.

Ndreu: Nxënësit u përdorën politikisht në akte dhune në Lezhë

Kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu akuzoi Partinë Demokratike se ka nxitur nxënësit të përfshihen në akte dhune gjatë protestës së sotme në Lezhë.