
Category: 24/7
Gjatë tremujorit të dytë të vitit, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka menaxhuar me sukses 29 incidente kibernetike, që përfshijnë një spektër të gjerë kërcënimesh ndaj institucioneve në vend.
Këshilli i Ministrave miratoi shpalljen e qytetit të Konispolit si Ansambël Arkitektonik Urban me vlera të veçanta historike dhe kulturore.
Katër nënkryetarët e rinj të bashkisë janë Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero.
Shqipëria ishte pjesë e Samitit të OKB-së për Sistemet Ushqimore që kishte në fokus angazhimin dhe veprimet globale për sigurimin e një zinxhiri vlere konkurrues në sistemet ushqimore.
Bashkia Tiranë ka hapur aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike për përmirësimin e kushteve të banesave.
Në Ditën Botërore të Rojeve Mjedisore vlerësohet përkushtimi dhe angazhimi i të gjithë rojeve mjedisore, pjesë e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, të cilët çdo ditë ia dedikojnë natyrës dhe mbrojtjes së saj.
Në Stokholm përfundoi raundi i tretë i bisedimeve ekonomiko-tregtare midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Nga 1 gushti, receta mjekësore në formatin e ri unik, hyn në fuqi në të gjithë sistemin shëndetësor, publik dhe privat.
Thirrja për aplikime për vendet në administratën vendore u çel pas analizës së performancës së institucioneve vendore dhe një sërë dorëheqjesh nga pozicione të ndryshme.
Ministria e Ekonomisë ka hartuar një projektligj të posaçëm për rregullimin e tregut të produkteve që shiten online, izolimin e reklamimit të mallrave të pasigurta si dhe eliminimin e konkurrencës së pandershme.









